1 mln euro nga droga/ Arrestohen 7 shqiptarë në Parma, paratë i 'pastronin' në Shqipëri
Sipas mediave italiane, ata që dyshohet se janë protagonistët kryesorë të një trafiku të strukturuar droge në të gjithë provincën e Parmës dhe rrethinat e saj.
ITALI- 7 shqiptarë dhe 1 italian janë arrestuar nga policia në Parma pas një hetimi të gjatë disa vjeçar që zbuloi rrjetin e strukturuar të trafikut dhe shpërndarjes së drogës. Por asnjë prej të arrestuarve nuk është identifikuar me emër. Sipas mediave italiane, ata që dyshohet se janë protagonistët kryesorë të një trafiku të strukturuar droge në të gjithë provincën e Parmës dhe rrethinat e saj, ndërsa të prangosurit banonin dhe punonin kryesisht ndërmjet Fidenzës dhe Salsomaggiore.
Vendimin për urdhër arrestin e ka marrë Gjykata e Parmës e cila caktoi masën e paraburgimit me për tre persona, krahas ndalimit të qëndrimit në provincën e Parmës ndaj po aq shqiptarëve dhe detyrimin e qëndrimit në provincën e Arezzo dhe Grosseto për një shtetas italian dhe një tjetër shqiptar. Të gjithë dyshohet se janë protagonistët kryesorë të një trafiku të strukturuar droge të përhapur në të gjithë provincën e Parmës dhe rrethinat e saj. Të dyshuarit banonin dhe punonin kryesisht ndërmjet Fidenzës dhe Salsomaggiore.
Gjatë hetimeve të nisura në vitin 2018, Carabinierët e Fidenzës kishin arrestuar tre persona për përpunimin e kokainës me qëllim trafikimin, duke denoncuar disa të tjerë në liri dhe duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme kokaine. Por edhe pse kishin arrestime, efektivët e Policisë italiane kishin zbuluar të plotë listën me 500 përdorues droge në zonë që furnizoheshin tek shqiptarët. Këta ishin përgjegjës për rreth 7000 shitje droge, duke bërë gati një milion euro xhiro në vit.
Prokuroria tha se shqiptarët planifikonin që shumat e mëdha të parave që nxirrnin nga trafiku i drogës, t’i pastronin përmes blerjes së pronave të paluajtshme në Shqipëri. Ndërsa 400 mijë euro, ua kishin gjetur para cash në banesë. Madje, një nga tre të arrestuarit është i riu shqiptar i cili disa ditë më parë pësoi një sulm me armë zjarri në Salsomaggiore, duke u qëlluar 3 herë në këmbë.
(k.m/dosja.al)
Sondazh
‘Të lutem’, ngritën kartonin për shkrirjen e ujësjellësve, këshilltarët e Vlorës nuk e dinë për çfarë votuan
Keshilltarja VLORË- Jashtë radhe, pa sqarime dhe me urgjencë Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi në parim autorizimin e Bashki...
Nano bën bilancin: 19 efektivë të plagosur, 80 tifozë të dëbuar, sekuestruam thika e leva
Gledis Nano TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka bërë bilancin e incidenteve dhe të...
Arrestimi i 7 të arratisurve në Shqipëri, policia spanjolle: Akuzoheshin për drogë e 40 grabitje
Policia SPANJË- Një marrëveshje me vendin tonë ka lejuar Policinë Kombëtare të Spanjës që të arrestoj&eum...
Plagoset i mituri në Pukë, 17-vjeçari e qëllon me armë, objektiv kishte kushëririn e tij
Foto ilustruese PUKË- Një 11-vjeçar është plagosur me armë zjarri, pasditen e sotme në fshatin Dom të njësis...
Me tank e predha! FA shqiptare stërviten në krah të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FOTO)
Pamje nga aksioni i përbashkët PRISHTINË- Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë ka...
FOTO/ Vrasja e Brunilda Muçës, dëshmitarët: Ambulanca mbërriti pas një ore, prandaj vdiq
Pamje nga Italia ITALI- Vrasja e Brunilda Muça (Hallës), nga një person që nuk e njihte dhe me probleme të shëndetit mendo...
‘Prerje të pyjeve, ndërtim të paligjshëm’/ Procedohen penalisht 5 shtetas në Elbasan
Foto ilustruese ELBASAN- Goditen nga policia e Elbasanit 5 raste, nga të cilët: 3 për prerje të paligjshme të pyjeve, 1 për n...
Dhunë dhe gjoba të padrejta/ Çfarë i shqetëson shqiptarët më shumë nga Policia?
Foto ilustruese Shqiptarët nuk i shqetëson aq shumë korrupsioni dhe zyrtari i policisë i inkriminuar se sa i shqetëson gjoba q&eum...
INVESTIGIMI/ Dubai, aty ku shqiptarët urdhërojnë vrasje&drejtojnë trafikun e drogës
Plaurent Dervishaj Në dhjetor 2020, Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e sapokrijuar e Shqipërisë, ...
Pse janë shtuar 'shtëpitë e barit', shqiptarëve u dha sukses formula që morën në 'Beneluks'
Kanabis TIRANË- Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se ndërsa gjatë vitit 2021 janë regjistruar vetëm tre rast...
