Bota

Ndeshja luhet në Tiranë! Italia merr masa, NDËRPRET transportin publik për disa orë

Mediat italiane raportojnë se ekziston frika se tifozat e Romës mund të dëmtojnë automjetet e shërbimit të transportit publik.

25 Maj 2022, 14:43 Nga DOSJA

 

Ndeshja luhet në Tiranë! Italia merr masa, NDËRPRET transportin
Autobus ne Itali

ITALI-Sot është dita e finales së Konferencës së Ligës ndërmjet Romës dhe Feyenoord në Tiranë mirëpo masa po merren edhe në Itali. Mediat italiane raportojnë se ekziston frika se tifozat e Romës mund të dëmtojnë automjetet e shërbimit të transportit publik.

“Më 25 maj, me rastin e finales së UEFA Europa Conference League ndërmjet Romës dhe Feyenoord-it, Shtabi i Policisë së Romës urdhëroi ndërprerjen e pjesshme të shërbimit të transportit publik sipërfaqësor nga ora 22:00 deri në orën 03:00 ”, thuhet në njoftimin për shtyp të ATAC. 

Vendimi ka ngjallur shumë polemika dhe ankesa, pasi shumë nuk e kanë kuptuar pse një qytet duhet të bllokohet qoftë edhe për disa orë, për shkak të një ngjarjeje shumë të largët, në Arenën Kombëtare në Tiranë.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll