Politike

VD-Zgjedhja e pasardhësit, Meta: Kuvendi të bëjë punën e tij, Opozita më e mirë janë shqiptarët

25 Maj 2022, 11:24 Nga DOSJA
VD-Zgjedhja e pasardhësit, Meta: Kuvendi të bëjë punën
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta nuk ka bërë komente në lidhje me zgjedhjen e pasardhësit të tij. Në një prononcim për gazetarët, Meta tha se Kuvendi duhet të përmbushë detyrimet e tij me përgjegjësi maksimale. I pyetur në lidhje me aktivitetin e tij opizitar pas 24 korrikut, Meta nuk preferoi të tregonte plane. Por, ai tha se Opozita më e madhe janë qytetarët shqiptarë.

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: Raundi i tretë për Presidentin është mundësia e fundit për Opozitën, keni një apel?

Ilir Meta: Parlamenti i di detyrimet e tij, do ta përmbushë me përgjegjësi maksimale

Pyetje: Për të zgjedhur një president me 84 vota si ju

Ilir Meta: Mos i ul tre vota, ishin 87, do të vazhdojë të bëjë punën e tij, edhe unë punën time.

Pyetje: Do ketë një Opozitë më të fortë kundër Ramës?

Ilir Meta: Opozita më e mirë ndaj të gjithëve janë shqiptarët, ata thjesht kanë nevojë për tu bashkuar dhe për të çuar përpara vendin.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll