Aktualitet

Plagoset 60-vjeçari në Kombinat, Policia: Dyshohet se është vetëplagosur

Sipas Policisë, 60-vjeçari me iniciale M.L dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, ndërkohë që sipas njoftimit i moshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

23 Maj 2022, 21:49 Nga DOSJA

Plagoset 60-vjeçari në Kombinat, Policia: Dyshohet se

TIRANË- Një 60-vjeçar është gjetur i plagosur ditën e sotme në Kombinat. Sipas Policisë, 60-vjeçari me iniciale M.L dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, ndërkohë që sipas njoftimit i moshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 23.05.2022, rreth orës 20:45, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi M. L., rreth 60 vjeç, banues në Kombinat, i cili në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri. Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë që gazetari Artan Hoxha deklaroi mbrëmjen e sotme se plagosja ndaj 60-vjeçarit Lika është bërë nga një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. 

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll