Aktualitet

Aksidenti tragjik, mjeti drejtohej nga një 20-vjeçare, i moshuari ndërroi jetë në vend

Ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasit A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe.

22 Maj 2022, 20:45 Nga DOSJA

Aksidenti tragjik, mjeti drejtohej nga një 20-vjeçare, i moshuari

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin e ndodhur këtë mbrëmje në Shkodë. Mësohet se makian drejtohej nga një 20-vjeçare me inicialet F.B.. Kjo e fundit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, ka ndërruar jetë i moshuari me inicialet I.K. 73 vjeç, pasagjer në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasit A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe. Drejtuesja e mjetit është plagosur gjithashtu. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Shkodër - Lezhë, në vendin e quajtur "Dajç", shtetasja F.B. 20 vjeçe, banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip "Renault", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga. Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasi I.K. 73 vjeç, pasagjer në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasit A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll