Aktualitet

Si ngeli pezull vrasja e Dokles, Hoxhaj: Lëvizte me blind, objektiv i vështirë

Ai tregon se e kishte vëzhguar edhe në zonën ku jetonte, në një vilë në lagjen e ‘VIP’-ave, por sërish kishte qenë shumë i vështirë për tu vrarë.

19 Maj 2022, 21:43 Nga DOSJA
Si ngeli pezull vrasja e Dokles, Hoxhaj: Lëvizte me blind, objektiv i
Nuredin Dumani

TIRANË- Endrit Dokle ishte një prej personave që duhet të eliminonte Nuredin Dumani, por rezultoi një objektiv shumë i vështirë për të. Në rrëfimin e tij, i penduari i drejtësisë Henrik Hoxhaj tregon se detyra i ishte ngarkuar nga Dumani, por që Dokle lëvizte me mejt të blinduar e nuk kishte mundur ta kapte. Ai tregon se e kishte vëzhguar edhe në zonën ku jetonte, në një vilë në lagjen e ‘VIP’-ave, por sërish kishte qenë shumë i vështirë për tu vrarë.

“Po kështu Nuredini më ka dhënë porosi për vrasjen e shtetasit Indrit Dokle. Kjo ka qenë rreth para një viti ku unë bisedoja shpesh me Nuredinin të cilin unë e njihja edhe me emrin Luli. Në një nga këto biseda që ne po kryenin në telefon ai më thotë do gjetur ku është Indrit Dokle dhe duhet të merrnin masa për ta bërë. Çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi. Gjithashtu, Nuredini kishte informacion se Indriti jetonte tek një vilë në kompleksin Rolling Hills. Po me makinë me qira kam shkuar deri tek TEG për të vënë re nëse mund ta shihja Indritin por nuk e kam parë. Nga muhabete lart e poshtë kisha dëgjuar se Indriti lëvizte me një fuoristradë të blinduar Toyota. Në një nga këto lëvizje tek TEG unë e kam parë këtë makinë tek rrotondo që ndodhet tek diga e liqenit artificial afër kopshtit zoologjik. Thjesht e kam parë por nuk kam bërë asnjë ndjekje. Ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk kam kryer asnjë veprim. Nga bisedat në celular me Nuredinin e kemi lënë pezull dhe kemi biseduar për gjëra të tjera. Nuk kisha dijeni se ku ndodhej Nuredini gjatë kësaj kohe që unë po kryeja verifikime për Indritin,”- ka dëshmuar Henrik Hoxhaj.


(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll