Aktualitet

Cilin minoritet pranojnë më shumë shqiptarët?

Katër minoritetet e tjera etnike të njohura nga ligji shqiptar, njihen më pak nga qytetarët. Përkatësisht bullgarët (46%), boshnjakët (42%), malazezët (32%) dhe serbët (24%).

19 Maj 2022, 21:58 Nga DOSJA
Cilin minoritet pranojnë më shumë shqiptarët?
Sondazhi

TIRANË- Pjesa më e madhe e shqiptarëve njohin si minoritet kombëtar romët (98.2%), egjiptianët (92%), grekët (84.1%), arumunët (66.2%) dhe maqedonasit (63.7%).

Katër minoritetet e tjera etnike të njohura nga ligji shqiptar, njihen më pak nga qytetarët. Përkatësisht bullgarët (46%), boshnjakët (42%), malazezët (32%) dhe serbët (24%).

Shqiptarët janë të hapur ndaj minoriteteve të huaja me bazë etnike.

Mbi 90% e gjithë shqiptarëve e pranojnë një person të pakicës greke në rrethin e tyre shoqëror apo profesional. Më pak janë ata (78.6%) që do të pranonin të martoheshin me një pjesëtar të këtij minoriteti.

Cilin minoritet pranojnë më shumë shqiptarët?
Sondazhi

Edhe minoriteti arumun shfaqet i pranuar nga pjesa dërrmuese e shqiptarëve.

Më shumë se tre të katërtat (78%) e qytetarëve shqiptarë do e pranonin një arumun pranë familjes apo punës së tyre. Tre në pesë (59%) shqiptarë edhe do martoheshin me një arumun/e.

Cilin minoritet pranojnë më shumë shqiptarët?
Sondazhi

Komuniteti rom pranohet nga të paktën tre në pesë (62%) shqiptarë, si në familje edhe profesion. Lidhje martesore me një person të minoritetit rom do pranonin vetëm 19% e shqiptarëve.

Cilin minoritet pranojnë më shumë shqiptarët?
Sondazhi

Edhe ndaj minoritetit egjiptian shqiptarët shprehen përgjithësisht të hapur.

Të paktën tre në pesë shqiptarë (60%) i pranojnë ata si miq, fqinj, kolegë apo mësues e mjek të familjes së tyre. Thuajse një në pesë (18.5%) shqiptarë edhe do martohej me një person të këtij komuniteti.

Cilin minoritet pranojnë më shumë shqiptarët?
Sondazhi

Gjetjet janë të anketës së barometrit, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në familje mes datave 25 prill – 7 maj.

Marrë nga Euronews.al

Sondazh

Poll