Aktualitet

U godit nga shtylla telefonike, plagoset rëndë punëtori shqiptar në Itali

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:20 në një zonë të pyllëzuar, e cila ishte e vështirë për tu arritur nga ekipet e emergjencës.

19 Maj 2022, 08:19 Nga DOSJA
U godit nga shtylla telefonike, plagoset rëndë punëtori shqiptar
Helikoptei i shpëtimit "Pegaso"

ITALI- Një punëtor 43-vjeçar me origjinë shqiptar është goditur nga një shtyllë e linjës telefonike teksa po punonte. 43-vjeçari ishte i angazhuar me prerjen e pyjeve në Coreglia Antelminelli, në provincën e Lucca (Itali). Shqiptari është dërguar menjëherë në spitalin e Careggi dhe është në gjendje të rëndë pasi ka marrë dëmtime në pjesën e barkut dhe të kraharorit.

Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:20 në një zonë të pyllëzuar, e cila ishte e vështirë për tu arritur nga ekipet e emergjencës.

43-vjeçari së bashku me disa kolegë të firmës ‘Enel’, po prisnin bimë dhe degë. Por gjatë operacionit ka rënë një shtyllë prej druri e një linje telefonike ka goditur 43-vjeçarin duke e bërë atë të bjerë në një rënie vertikale për disa metra.

Ai u ndihmua nga kolegët e tij dhe më pas u transportua me helikopterin e shpëtimit Pegaso, me kod të kuq, në spitalin Careggi në Firence. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll