Aktualitet

FOTO- Aksidentohet autobusi me 28 shqiptarë në Austri, 20 të plagosur

19 Maj 2022, 09:08 Nga DOSJA
FOTO- Aksidentohet autobusi me 28 shqiptarë në Austri, 20 të
Autobus

AUSTRI- Një autobus me shqiptarë është aksidentuar në Salburg të Austrisë. Raportohet se 20 persona janë lënduar nga përplasja si dhe bëhet e ditur se tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë për jetën. Autobusi i cili ishte nisur drejt Hannoverit të Gjermanisë u përplas me bordurën duke shkaktuar dëme të shumta në mjet. 

FOTO- Aksidentohet autobusi me 28 shqiptarë në Austri, 20 të

Kryetari i Shpëtimit të Qarkut, Hermann Garstragser, tha se në autobus ndodheshin 28 persona. Sipas tij, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe 16 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

FOTO- Aksidentohet autobusi me 28 shqiptarë në Austri, 20 të

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur viktima pasi do të përsëritej tragjedia në Bullgari. 46 turistë, shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut ndërruan jetë më 23 nëntor 2021, pasi ishin brenda autobusit që ishte nisur nga Turqia. Shkak u bë zjarri që nisi brenda mjetit. 

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll