Aktualitet

Aksidenti në Fier/ Ndërron jetë pas 12 ditësh 22-vjeçarja, shkolla: Lamtumirë e bukura jonë

E reja ka ka ndërruar jetë 12 ditë pas aksidentit të rëndë

18 Maj 2022, 09:12 Nga DOSJA
Aksidenti në Fier/ Ndërron jetë pas 12 ditësh
Ergesa Ibrushi

FIER- Kjo është Ergesa Ibrushi, 22-vjeçarja e cila nuk mundi t'i mbijetonte dot plagëve të aksidentit që ndodhi në zonën e Fermës në aksin Fier-Seman. E reja ka ka ndërruar jetë 12 ditë pas aksidentit të rëndë, i cili la të lënduar edhe një tjetër vajzë që ishte me të në mjet. Lajmi konfirmohet nga familjarë të vajzës, ndërsa një postim plot dhimbje është bërë edhe në faqen e shkollës së mesme profesionale “Petro Sota”, nxënëse e së cilës Ergesa ka qenë.

POSTIMI I SHKOLLËS:

Me hidhërin të madh ne, si staf pedagogjik i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, për largimin eparakohëshm nga jeta të ish nxënëses tonë Ergesa! Vajza model që me sjelljen e saj dhe përkushtimin që kishte ndaj shkollës ka lenë gjurmë te secili prej nesh. Ishte vajza që me mirësinë dhe sinqeritetin e saj ishte gjithmonë pranë shokëve dhe shoqeve! Ashtu do mbetesh në sytë tanë, në shpirtin tonë Ergesa. I paharruar kujtimi saj! Lamtumirë e bukura jonë Erges!

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll