Aktualitet

Butrinti/ Ish-drejtori i UNESCO: Përgjegjësia i mbetet gjithnjë shtetit shqiptar! Ja çfarë po kërkojmë

Ish-drejtori i zyrës së UNESKO-s ka sqaruar se edhe në rastin e delegimit apo qeverisjes së sitit të Butrintit, përsësi ministria do të jetë përgjegjëse. Ish-drejtori i zyrës së UNESCO-s ka sqaruar se edhe në rastin e delegimit apo qeverisjes së sitit të Butrintit, përsësi ministria do të jetë përgjegjëse.

17 Maj 2022, 23:31 Nga DOSJA
Butrinti/ Ish-drejtori i UNESCO: Përgjegjësia i mbetet gjithnjë
Adi Krasta dhe Englerbert Ruoss

TIRANË- I ftuar në A Show me Adi Krastën në SYRI TV, ish-drejtorin e zyrës së UNESCO-s në Venecia Dr. Englerbert Ruoss ka folur për koncesionin e Butrintit.

Ruoss ka theksuar se sipas dokumentacionit të UNESCO-s përgjegjësia i mbetet gjithnjë shtetit, Ministrisë së Kulturës dhe stafit të cilët do të mbajnë përgjegjësi për menaxhimin e pronës së trashëgimisë botërore të Butrintit.

Ish-drejtori i zyrës së UNESCO-s ka sqaruar se edhe në rastin e delegimit apo qeverisjes së sitit të Butrintit, përsësi ministria do të jetë përgjegjëse.

Ruoss:  Duhet të jemi të vetëdijshëm se ka gjithnjë evolucione edhe në çështjet e trashëgimisë botërore. Dua tju kujtoj se sipas dokumentacionit të UNESCO-s përgjegjësia i mbetet gjithnjë shtetit, Ministrisë së Kulturës dhe stafit të cilët do të mbajnë përgjegjësi për menaxhimin e pronës së trashëgimisë botërore të Butrintit. Çështjet e gërmimeve dhe kërkimet janë në përgjegjësi e Institutit për monumentet e Kulturës dhe atë të arkeologjisë. UNESKO po kërkon përfshirjen e një strategjie nga poshtë lartë. Nëse ministria dëshiron tja delegojë përgjegjësinë dhe menaxhimin e sitit të Butrintit përsësi ministria do të jetë përgjegjëse. Edhe në modele si Verona përgjegjëse është shteti Italia.

Marrë nga Syri.net

Sondazh

Poll