Politike

VD-Çfarë do bëjë nëse nuk e njeh Apeli? Berisha: Nuk ka tagër për të njohur forcat politike

Berisha tha se Apeli nuk e ka tagrin për të njohur apo jo forcat politike.

13 Maj 2022, 13:54 Nga DOSJA
VD-Çfarë do bëjë nëse nuk e njeh Apeli? Berisha: Nuk
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të jetë kryetar i PD nëse vullneti i demokratëve do të jetë ky. I pyetur se çfarë do të bëjë nëse vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit nuk njihen nga Gjykata e Apelit, Berisha tha se Apeli nuk e ka tagrin për të njohur apo jo forcat politike.

“Nëse më votojnë anëtarët do të jem anëtar i PD. Kushdo tjetër i pazgjedhur do të jetë i Edi Ramës. Është e thjeshtë. Nuk ka asnjë lloj targeri, apeli, për të njohur apo jo forcat politike. Kjo drejtësi kontrollohet nga qeveria dhe jo vetëm qeveria. Kjo e bën më jetik revolucionin që zhvillohet në Shqipëri”, tha Berisha.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll