Bota

Presidenti i Brazilit tallet me Zelenskyy: Ukrainasit i besuan komedianit, ne jemi neutral

28 Shkurt 2022, 06:51 Nga DOSJA
Presidenti i Brazilit tallet me Zelenskyy: Ukrainasit i besuan komedianit, ne

BRAZIL– Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e djeshme presidenti brazilian Jair Bolsonaro ironizoi situatën në Ukrainë dhe presidentin Volodymyr Zelensky. Ai u shpreh se njerëzit e tij i kanë vënë shpresat e tyre në duart e një komediani.

Bolsonaro ka refuzuar të dënojë pushtimin e Rusisë dhe të dielën tha se Brazili do të qëndrojë “neutral” në konflikt, duke shtuar se Brazili dhe Rusia janë “praktikisht kombe vëllezër”.

“Ne nuk do të mbajmë anë, ne do të vazhdojmë të jemi neutralë dhe do të ndihmojmë me çdo gjë që është e mundur”, tha Bolsonaro.

Ai tha se ka zhvilluar një diskutim dy orësh me Putin të dielën, por ministria e jashtme e vendit më vonë sqaroi se ai i referohej vizitës së tij në Moskë në fillim të këtij muaji.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Dita e pestë e ushtarëve rus në Ukrainë! Sot bisedime mes Moskës dhe Kievit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jair bolsonaro lufta ukraine-rusi jair bolsonaro lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll