Politike

29 Nëntor 2020, 13:07 Nga DOSJA

VLORË– Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka reaguar për deklaratat e Presidentit Meta në lidhje me miratimin e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Marty. Komentet e Metës, Gjiknuri i cilësoi si deklarata politike duke u shprehur se kreu i shtetit fliste si lideri i opozitës.

 “Po ka gjë antikombëtarme janë akuzat që ka ngritur Dick Marty për sakrificat e popullit të Kosovës, kështu që ata që janë të pastër dhe nuk kanë gjë që të fshehin, nuk kanë pse të shqetësohen për çfarë do të bëjë Komisioni Hetimor. Këto janë deklarata të karakterit politik. Ne e dimë shumë mirë që presidenti Meta nuk flet si president, fler si lider i një pjese të opozitës. Mbase synon të marrë dhe opozitën nën kontroll, kështu që të gjithë deklaratat e tij duhen marrë në kontekstin politik dhe nuk po i jap rëndësi. Kjo ditë meriton më shumë vëmendje. Iu uroj gjithë të mirat,”-tha Gjiknuri.

Ndërsa një ditë më parë, në Vlorë Meta u shpreh se Komisioni që u propozua të ngrihej nga Taulant Balla nuk i shërben as Kosovës dhe as Shqipërisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri ilir meta komisioni per raportin e dick marty damian gjiknuri ilir meta komisioni per raportin e dick marty

Sondazh

Poll