Politike

Tenderi për mjetet anti-COVID, Pampuri akuza qeverisë: Fitoi kompania me ofertën më të lartë. Qeveria vjedh edhe në kohë

29 Nëntor 2020, 11:48 Nga DOSJA
Tenderi për mjetet anti-COVID, Pampuri akuza qeverisë: Fitoi kompania

TIRANË– Opozita vijon akuzat ndaj qeverisë. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri në një deklaratë për shtyp ka risjellë tenderin e bërë në shtatot me vlerë 5 milionë euro për të blerë mjete mbrojtëse anti-COVID. Në deklaratën e saj për shtyp, Pampuri u shpreh se Komisioni i Prokurimit Publik, i skualifikoi të gjithë ofertat më të ulëta, duke shpallur fituese kompaninë me ofertën më të lartë.

“Në vend që paratë e qytetarëve të përdoren me kujdes në këtë kohë krize, qeveria e Edi Ramës, në mënyrëarbitrare, vendos t’i ndajë këto para me klanin qëofron më shumë para për xhepin e tij.  Kjo është një qeveri që vjedh edhe në kohë pandemie. Këta nuk heqin dorë nga pasurimi i paligjshëm, edhe kur e dinë se qytetarët mezi ia dalin të mbyllin muajin dhe marrin borxh për të blerë ilaçet anticovid.  Pandjeshmëria e kësaj qeverie dhe e këtij kryeministri, arroganca, babëzia për të përfituar nëçcdo kohë dhe në çdo rrethanë është fytyra e kësaj qeverie,”-u shpreh ajo.


DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

Shqipëria është sot vendi i dy kontrasteve të mëdha. Nga njëra anë janë shumica e qytetarëve që luftojnëpër të mbijetuar në kuptimin e parë të fjalës, luftojnëpër bukën e gojës, luftojnë për shëndetin, luftojnë për jetën në kushte shumë të vështira. Nga ana tjetër, janë klanet brenda qeverisë, që luftojnë njëra-tjetrën se kush do të gllabërojë tenderin e radhës.

Kjo ka ndodhur këto ditë. Është ajo pjesë e kalbjes sëpushtetit nga korrupsioni që Edi Rama e mban nëhije. Kur qytetarët vuajnë në dyërt e spitaleve për pak oksigjen më shumë, qeveria tregon se i vetmi shqetësim i saj është mbushja e xhepave të klientëve, duke shfrytëzuar pandeminë.

Në shtator të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender me vlerë 5 milionë euro për të blerëdisa mjete mbrojtëse anticovid, vlera e të cilave nuk shkon kurrë më shumë se 1.5 milionë euro.  Tenderi kualifikoi disa kompani me oferta nën 2 milionë euro, por një vendim i organi tjetër tëqeverisë, Komisioni i Prokurimit Publik, i skualifikoi të gjithë ofertat më të ulëta.

Ndër 12 kompani ofertuese, ai shpalli fituese kompaninë me ofertën më të lartë, e renditur e 10-ta. Për shkak të kësaj lufte mes klanesh në qeveri, pajisjet anticovid do të blihen me çmim 3 herë më tëlartë se ofertat e skualifikuara.

Në vend që paratë e qytetarëve të përdoren me kujdes në këtë kohë krize, qeveria e Edi Ramës, në mënyrëarbitrare, vendos t’i ndajë këto para me klanin qëofron më shumë para për xhepin e tij.  Kjo është një qeveri që vjedh edhe në kohëpandemie. Këta nuk heqin dorë nga pasurimi i paligjshëm, edhe kur e dinë se qytetarët mezi ia dalin të mbyllin muajin dhe marrin borxh për të blerë ilaçet anticovid.  Pandjeshmëria e kësaj qeverie dhe e këtij kryeministri, arroganca, babëzia për të përfituar nëçcdo kohë dhe në çdo rrethanë është fytyra e kësaj qeverie.

Duhet ta kemi parasysh sa herë të shihni ambulancat në radhë se nuk ka shtretër, sa herë të mos gjeni oksigjen për familjarët, sa herë të merrni borxh për ilaçet, sa herë dilni me humbje në biznesin tuaj tëvogël, duhet takeni parasysh, kur dikush humb vendin e punës dhe kur i bëhet një padrejtësi. Babëzinë, pandjeshmërinë dhe arrogancën e pushtetit do ta largojmë më 25 ptill. Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që punon për interesin e tyre!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oriola pampuri pd oriola pampuri pd

Sondazh

Poll