Politike

Spaho: Të enjten opozita do të bllokojë akset kombëtare për 1 orë

24 Prill 2019, 06:39 Nga DOSJA
Spaho: Të enjten opozita do të bllokojë akset kombëtare

Tiranë- Ditën e nesërme pritet të ketë seancë e plenare. Ndërsa jashtë Kuvendit pritet të zhvillohen protesta nga opozita.  Ish-deputeti Edmond Spaho ka deklaruar në “A2 CNN” se qëndrimi i opozitës sa vjen dhe po përshkallëzohet më tepër. Ish-deputeti theksoi se opozita nuk do të futet në zgjedhjet e 30 qershorit me Ramën kryeministër dhe shtoi se duke filluar nga e enjtja opozita do të bllokojnë rrugët dhe akset kombëtare për 1 orë fillimisht.

‘Por zgjedhjet e 30 qershorit tashmë janë djegur, nuk ka më kohë për t’u mbajtur. Ne nuk po bojkotojmë, por duam kushte për mbajtjen e zgjedhjeve. Ne do të vazhdojmë me protesta dhe ato do të përshkallëzohen. Duke filluar nga e enjtja do të fillojmë me bllokimin e rrugëve, akseve kombëtare në të gjithë vendin për një periudhë kohe të caktuar, një orë. Më vonë, do të rritet edhe koha e bllokimit’, tha ai.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bllokimi i rrugëve edi rama edmond spaho protesta e opozites bllokimi i rrugëve edi rama edmond spaho protesta e opozites

Sondazh

Poll