Politike

28 Nëntori/ Presidenti rus uron shqiptarët, Vladimir Putin: Zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej inte

28 Nëntor 2020, 11:16 Nga DOSJA
28 Nëntori/ Presidenti rus uron shqiptarët, Vladimir Putin: Zhvillimi

TIRANË- Në 108 vjetorin Pavarësisë së Shqipërisë urimi i veçantë ka ardhur dhe nga Rusia. Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi që i ka dërguar dërguar Presidentit Meta. Ai shkruan ndër të tjera se është i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t’u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.

“I nderuar zoti President, pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t’u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian. Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve tuaj lumturi dhe prosperitet. Me respekt, Vladimir Putin”, thuhet në mesazhin e Putin.  Mesazhi i tij është bërë publiknë faqen e ‘Facebook të ambasadës ruse në Tiranë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 108 vjetiri i pavaresise 28 nentori vladimir putin 108 vjetiri i pavaresise 28 nentori vladimir putin

Sondazh

Poll

Politike 27 Nëntor 2020, 22:07

TIRANË- Ditën e djeshme disa shtete nisën konfiskimin e pasurive shqiptare, pas humbjes së gjyqit të qeverisë shqiptare kundër biznesmenit Francesco Becche...