“Damka e bishës”/ Simboli i veçantë i makinës së Hysenit që kishte ‘666’, targa e mirëmenduar që i jep autoritet
28 Nëntor 2020, 13:36Nga DOSJA
TIRANË– “666”, kjo është targa që ka përzgjedhur Rudvan Ramazani (Hyseni) për të pasur në automjetin e tij luksoz, brenda të cilit u ekzekutua sot. Dosja.al ka sigurar foto nga afër të mjetit me ngjyrë të bardhë të llojit “BMW X5”, që ka edhe numrat e veçantë në targa.
Por çfarë janë “666”?
Sipas librit të fundit të Biblës, 666 (Damka e bishës) është numri ose emri i bishës me shtatë kokë e dhjetë brirë që del nga deti. Kjo bishë është simbol i sistemit politik mbarëbotëror, i cili sundon mbi «çdo fis, popull, gjuhë dhe komb». Sipas Biblës, Perëndia e emërtoi bishën 666 si simbol të karakteristikave të saj dalluese. Numri gjashtë nënkupton papërsosmëri. Bibla thotë se njerëzit marrin «damkën e bishës» sepse e ndjekin «me admirim» deri aty sa e adhurojnë. Bisha ka autoritet, fuqi dhe fron.
T’i ketë hyrë vërtet kaq thellë studimit të këtyre tre numrave dhe ta ketë zgjedhur posaçërisht Hyseni?
Këtë nuk dimë ta themi dhe madje as ai vetë nuk na e shuan dot më kuriozitetin pasi paraditen e sotme, u ekzekutua në mënyrë mafioze. Ridvan Ramazani (Hyseni) ishte duke udhëtuar me automjetin e tij BMW, në momentin që i është bërë pritë pranë një pike karburanti dhe është vrarë. Deri më tani e vetmja gjë që është gjetur në lidhje me vrasjen e Ramazanit është makina e djegur e autorëve.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Komiteti i Ekspertëve iu ka sugjeruar mbylljen prej orës 22:00 të së premtes deri në orën 6:00 të së hënës, por që nuk është vënë në zbatim. ...
KUKËS– Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në malin e Kolesianit në Kukës.Në një foto e siguruar nga Dosja.al shihet se flakët kanë rënë në thellësi të ...
SHKODËR– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të h...
SHKODËR– Vrasja e Rudvan Hysenit nuk është e vetmja ngjarje që ka tronditur këtë familje. Dosja.al mëson se 46-vjeçarit që u vra sot, para 12 vitesh...
SHQIPËRI- Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin. Ndërkohë, ditën e n...
SHKODËR– Data 28-nëntor! Kjo që është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët pasi është data kur është shpallur Pavarësia e Shqipërisë, ka përgjakur d...
FIER– 2 shtetas, të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar janë arrestuar ditën e sotme nga policia. Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Z. B...
SHKODËR– Makina e personave që kanë ekzekutuar Ridvan Ramazanin në Shkodër është gjetur e djegur. Dosja.al mëson se pasi kanë ‘mbaruar punë’, autorët e kri...