Aktualitet

U urdhërua mbyllja totale por qeveria s’e vuri në zbatim, zbardhet DOKUMENTI, Komiteti i Ekspertëve i çoi Ramës në tavol

28 Nëntor 2020, 13:16 Nga DOSJA

TIRANË– Komiteti i Ekspertëve iu ka sugjeruar mbylljen prej orës 22:00 të së premtes deri në orën 6:00 të së hënës, por që nuk është vënë në zbatim. Syri.net ka publikuar një dokument, sipas të cilit, thuhet se Komiteti i Ekspertëve ka sugjeruar mbylljen e vendit por që me sa duket nuk është vënë në zbatim nga ana e Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në këtë dokument, sipas sugjerimit të Këshillit të Ekspertëve duhej të ndalohej lëvizja e qytetarëve nga ora 22: 00 e së premtes deri në orën 6: 00 të mëngjesit të së hënës dhe gjatë kësaj periudhe duhej të lejoheshin vetëm emergjencat, lëvizjet për arsye shëndetësore apo të domosdoshme, për të cilat duhet aplikim në e-albania.

Dokumenti i publikuar:

Në pikën e dytë të kufizimeve parashikohej ndalimi i aktiviteteve tregtare nga e premtja në mbrëmje deri mëngjesin e së hënës, përveç farmacive, marketeve dhe dyqaneve ushqimore. Ndërsa në pikën e tretë sanksionohet mbyllja e aktiviteteve si bare dhe restorante prej orës 10:00 të mëngjesit të së premtes deri mëngjesin e së hënës, përveç shërbimit “delivery”, i cili do të vijojë të funksionojë.

Syri.net shkruan gjithashtu se masat e sipërcituara, të refuzuara nga Qeveria për t’u futur në fuqi, pritet të zbatohen fundjavën e ardhshme, por ato mund të rishqyrtohen me lehtësira nëse situata pandemike nuk do të ketë përkeqësim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve mbyllja e dyte ne shqiperi komiteti teknik i eksperteve mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll