Politike

28-nëntori/ Basha homazhe në varrezat e Deshmorëve të Kombit, vë një kurorë me lule në Monumentin “Nënë Shqipëri

28 Nëntor 2020, 10:10 Nga DOSJA
28-nëntori/ Basha homazhe në varrezat e Deshmorëve të

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi homazhe në varrezat e Deshmorëve të Kombit, në përkujtimin e ditës së Pavarësisë dhe Çlirimit të Atdheut. Basha vuri një kurorë me lule në Monumentin “Nënë Shqipëri”.

Në fjalën e tij, Basha tha se këtë vit kjo festë na ka gjetur ndryshe, pasi Shqipëria dhe shqiptarët po përballen me sfidën e tejkalimit të pandemisë, e cila na ka marrë qindra bashkëqytetarë duke lënduar shumë familje.

“Sot, në Ditën e Pavarësisë dhe Festës së Flamurit, dua t’ju uroj të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombasve të mi kudo ku janë, gëzuar festën më madhështore të kombit tonë. Sot kujtojmë me nderim dhe përkulemi me respekt para veprës dhe sakrificës të gjithë bijve dhe bijave të kombit tonë që sakrifikuan gjithçka në altarin e lirisë dhe të pavarësisë kombëtare. Sot është një ditë feste dhe gëzimi, por ajo na gjen ndryshe nga çdo vit tjetër. Shqipëria dhe shqiptarët po përballen me sfidën e tejkalimit të pandemisë, e cila na ka marrë qindra bashkëqytetarë duke lënduar shumë familje, ndërkohë që mijëra të tjerë po vuajnë pasojat shëndetësore dhe shumë më shumë pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë. Në këto kushte, kjo ditë dhe kjo festë është një kujtesë e fuqisë dhe forcës së kombit tonë. Unë jam i bindur në fuqinë dhe forcën e qytetarëve shqiptarë, në fuqinë dhe forcën tuaj për të qenë së bashku dhe për të tejkaluar së bashku pasojat e kësaj krize dhe pandemie dhe për të dalë më të fortë, më të bashkuar e më të vendosur. Jam i bindur se 28 nëntori tjetër do të na gjejë me një Shqipëri më të shëndetshme, më të mirë dhe më afër Europës. Ju uroj nga zemra gëzuar ditën e Pavarësisë! Gëzuar Ditën e Flamurit,”- tha Basha ndër të tjera.

Sot Shqipëria feston në heshtje shpalljen e Pavarësisë. Kthetrat e pandemisë që na ka kapluar kanë bërë që nëpër sheshe e makina të mos valëvitet flamuri kuqezi dhe ndryshe nga çdo vit tjetër, nuk do të ketë grumbullimet të rinj e festime masive.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 28 nentor 1912 lulzim basha shpallja e pavaresise se shqiperise shqiperia 108 vite shtet 28 nentor 1912 lulzim basha shpallja e pavaresise se shqiperise shqiperia 108 vite shtet

Sondazh

Poll

Politike 27 Nëntor 2020, 22:07

TIRANË- Ditën e djeshme disa shtete nisën konfiskimin e pasurive shqiptare, pas humbjes së gjyqit të qeverisë shqiptare kundër biznesmenit Francesco Becche...