Politike

28-nëntori/ Meta poston foton me flamurin kuqezi: Valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i

28 Nëntor 2020, 07:28 Nga DOSJA
28-nëntori/ Meta poston foton me flamurin kuqezi: Valvitet krenar në

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë për festën e shpalljes së Pavarësisë, 28-nëntorin.

Përmes një statusi në Facebook, Meta shkruan se kjo ditë është e shënuar dhe se duhet të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit.

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit. 108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Urime për 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit!  Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët kudo ndodhen!”- shkruan Meta.

Sot Shqipëria feston në heshtje shpalljen e Pavarësisë. Kthetrat e pandemisë që na ka kapluar kanë bërë që nëpër sheshe e makina të mos valëvitet flamuri kuqezi dhe ndryshe nga çdo vit jtetër, nuk do të ketë grumbullimet të rinj e festime masive.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 28 nentor 1912 ilir meta shpallja e pavaresise se shqiperise shqiperia 108 vite shtet 28 nentor 1912 ilir meta shpallja e pavaresise se shqiperise shqiperia 108 vite shtet

Sondazh

Poll

Politike 27 Nëntor 2020, 22:07

TIRANË- Ditën e djeshme disa shtete nisën konfiskimin e pasurive shqiptare, pas humbjes së gjyqit të qeverisë shqiptare kundër biznesmenit Francesco Becche...