Politike

26 Nëntor 2020, 22:22 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar si një shkatërrim financiar, faktin që pasuritë shqiptare po konfiskohen për të paguar gjobën e majme ndaj italianit Beçhetti.

I ftuar në ‘Çim Peka live”, Basha tha se arrogance e Ramës dhe e kryebashkiakut Veliaj kanë sjellë këtë shkatërrin financiar.

“Që vendi mund të humbë gjyqe në arbitrazh kjo ndodh, na ka ndodh dhe ne. që një qeveri, apo dhe një kryeministër dhe në këtë rast dhe ministri i tij, Rama-Veliaj në mënyrë kaq arrogante të krijojë kushtet përmes mbylljes së një medie, që është mbyllja e medias që e shkaktoi këtë, për ti lënë shqiptarëve një faturë kaq të madhe kjo nuk duhet të ishte në asnjë rrethanë një fatalitet financiar për Republikën. Këto para nuk duhet të paguheshin kurrë nga xhepat e shqiptarëve, këto para duhet të paguheshin nga xhepat dhe pasuritë e atyre që kanë shkaktuar këtë të keqe. Ky është komenti im i vetëm që kam për këtë. Ja ku na çoi çmenduria dhe arroganca e para disa viteve. Për një media që donin ta mbyllnin me çdo kusht dhe që e mbyllën kundër ligjit, kundër Kushtetutës, kundër parimeve europiane dhe normave europiane të cilat Shqipëria është e detyruar t’i zbatojë pasi firmos protokollet përkatëse të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut, shkon dhe merr një faturë të tillë. Ky është komenti im. Kjo është papërgjegjshmëria dhe arroganca, fatura e papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së Edi Ramës. Është vetëm një pjesë e faturës që po paguajmë, është vetëm një pjesë që paguajnë dit për dit familjet shqiptare,”- tha Basha.

Der Standart, lajmëroi sot sekuestrimin e të gjitha aseteve shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike. Sipas medias në fjalë, Shqipëria ka refuzuar të paguajë gjobën ndaj Beçhettit dhe për këtë arsye do konfiskohen pronat, që të shlyhet borxhi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike der standart lulzim basha der standart lulzim basha

Sondazh

Poll