Insights

Notre Dame de Hal, katedralja që i shpëtoi jetën komandantit të kalorësisë së shqiptarëve

18 Prill 2019, 20:35 Nga DOSJA
Notre Dame de Hal, katedralja që i shpëtoi jetën komandantit

NOTRE DAME DE HAL.
MREKULLIA: KATEDRALJA I SHPËTOI JETËN KOMANDANTIT TË KALORËSISË SË SHQIPTARËVE

Në vitin 1595, Nicolas Biatte, një ushtar me emër të mirë, dhe kapiten i kalorësisë në Regjimentin e Shqiptarëve, në shërbim të dukës së Mayenne-s, i cili besonte se ishte në anën e religjionit të vërtetë, ishte vetëm me kompaninë e tij në një fshat pranë Cateau-Cambresis.

Duka i Longuevitle, i cili mbështeste Henrin e IV-t, e sulmoi befasisht, në krye të 200 kalorësve dhe të 400 këmbësorëve: lufta ishte e pabarabartë dhe vetëm numri ishte në gjendje ta thyente atë. Kali i tij ra i vrarë nën të dhe ai vetë u kap rob. Dhe, ashtu siç ndodh në luftërat civile ku gjithkush do gjak më shumë se plaçkë, dikush iu hodh sipër për t’i marrë jetën. Mori një të shtënë vdekjeprurëse në kokë dhe njëzet të tjera në pjesë të ndryshme të trupit. Në këtë moment të fundit lëshoi një lutje për Notre Dame de Hal dhe e lanë për të vdekur. Pavarësisht kësaj, ai u arratis shëndoshë e mirë dhe pak kohë më pas, u kthye në Hal për ta bërë të plotë lutjen e tij, duke lënë pas një pikture dëshminë e shpëtimit të tij fatlum.
Thënie për shqiptarët
_________

Titulli: Histoire de Notre Dame de Hale augmentée du récit de quelques merveilles…
Autori: Juste Lipse
Botues: C.-J.-A., Greuse Imprimeur Libraire-Editeur, Bruxelles-Ostende: 1859

Marrë nga Thënie për shqiptarët në Facebook

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog historia e panjohur kaderdala qe shpetoi shqiptarin notre dam historia e panjohur kaderdala qe shpetoi shqiptarin notre dam

Sondazh

Poll

Insights 18 Prill 2019, 16:36

Anglia, shpresë për kuksianët

KUKËS- Qarku i Kukësit, me tre bashkitë e tij, është zona me nivelin më të lartë të varfërisë në Shqipëri, nga ku po largohet një pjesë e banorëve drejt em...

Insights 18 Prill 2019, 07:57

Kur i vogli e mund të madhin

Mauricio Pochettino dhe Pep Guardiola e kane kaluar pothuaj gjithe karrieren e tyre sportive si futbolliste ne Barcelone. Guardiola ka qene per 11 vite rresht n...

Insights 17 Prill 2019, 19:04

Mos e gjykoni

Sot në radhët e policëve që do garantonin prishjen e banesave te Bulevardi i Ri i Tiranës ishte dhe efektivja që para pak kohësh ishte viktima te rasti kur do p...

Insights 17 Prill 2019, 19:00

“Caja” si krim i mosleximit të së shkuarës

Intervista plot krenari për të shkuarën e tij e një prej drejtuesve të burgut famëkeq të Qafë Barit, Edmond Caja, është ndoshta firma më publike e betejës, që n...

Insights 12 Prill 2019, 21:24

Jemi kthyer në fis te Margjeloja

Më habiste Gustave Le Bon kur një shekull më parë theksonte një ide shumë të çuditshme për mua. Ai theksonte te “psikologjia e turmave” që ku...