Art&Argëtim

Përmes FOTOVE/ 1 vit nga tërmeti, rrënojat dhe ekipet e kërkimit. Gërrmuan edhe me thonj për të nxjerrë gjallë njerëz

26 Nëntor 2020, 08:29 Nga DOSJA
Përmes FOTOVE/ 1 vit nga tërmeti, rrënojat dhe ekipet e

TIRANË– Mëngjesin e hershëm të 26 nëntorit të 2019-ës një tërmet prej 6,4 ballësh goditi fshatin Thumanë në Durrës. Dosja.al iu sjell me foto pamjet e para që tronditën vendin nga rrënojat e godinave në Durrës, Laç dhe në Thumanë, nën të cilat ndërruan jetë 51 persona. 

Siç duket edhe nga pamjet, gjithë çfarë vihet re është mjerimi i zonave, mjetet e ndërtimit dhe ekipet e shpëtimit që për disa ditë me radhë gërrmuan me sa fuqi kishin për të gjetur njerëz të gjallë. 

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Si sot një vit më parë ndërruan jetë 51 persona ndërkohë që u plagosën mijëra të tjerë. Ende qindra mijëra qytetarë nuk janë futur në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që hetimet për të gjetur fajtorët ende vazhdojnë. Prokuroritë kanë zhgënjyer më punën e bërë, pasi e vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI-t. Nuk kanë munguar as reagimet. I pari ishte kryeministri Edi Rama, i cili tregoi edhe njëherë me detaje ngjarjen e ndodhur dhe përjetimet e tij, ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet e politikanëve të tjerë. Kur është shënuar 1 vit nga lëkundjet e tokës, ende ka qytetarë që nuk kanë hyrë në banesat e reja të premtuara.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale termeti i 26 nentorit termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll