Aktualitet

Nuk respektuan masat anti covid, 659 qytetarë gjobiten, ndëshkohen dhe 11 persona të cilët dolën pas orës 22:00

26 Nëntor 2020, 13:10 Nga DOSJA
Nuk respektuan masat anti covid, 659 qytetarë gjobiten, ndëshkohen dhe

TIRANË– Ditën e sotme janë gjobitur për mosmbajtjen e maskës 659 qytetare, të cilët janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu janë gjobitur 11 persona të cilët janë kapur duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Policia kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 lokale në ambientet e të cilëve nuk respektoheshin protokollet e sigurisë.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të vazhdueshme për zbatimin e masave anticovid. Nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administrative 659 qytetarë. Masë administrative edhe për 2 subjekte që nuk respektuan masat anticovid. Gjithashtu, ndëshkohen me masë administrative 11 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 659 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 lokale në ambientet e të cilëve nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 11 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobat për maskat gjobat për maskat

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2020, 11:00

Në shtëpi apo në spital? Qytetarët shqiptarë janë të ndarë në mendime se ku do të kuroheshin në rast se infektohen me koronavirus. “Spitalet tona janë të rregul...