Aktualitet

Plagoset ‘Vis Korçari’ në Elbasan! Çausholli me plumb në shpatull, arrestohet tek Trauma, autori Migert Qosja në kërki

26 Nëntor 2020, 06:54 Nga DOSJA
Plagoset ‘Vis Korçari’ në Elbasan! Çausholli me

ELBASAN– Përplasje me armë zjarri mes emrave të njohur të botës së krimit në Elbasan. Në lagjen “Emin Matraxhiu”, pranë stadiumit “Air Albania”, një person i identifikuar si Migert Qosja ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip MAZDA, i cili ka qënë në lëvizje e sipër. Brenda mjetit udhëtonte Ervis Çausholli, i njohur si një nga personazhet më të rrezikshme të qytetit.

I plagosur në shpatull, Çausholli u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës për t’i shpëtuar jetën, ndërkohë që Policia nuk kishtë dëgjuar as të shtëna dhe nuk kishte parë as gjak. Për orë të tëra rresht pretendonin se nuk kishin të plagosur, dhe kur pranuan ngjarjen, pretendonin se i riu kishte shkuar tek Trauma për t’u arratisur. 

Tanimë pritet që dëshmia e “korçarit” të zbardhë gjithë ngjarjen e ndodhur, ndërkohë që në kërkim është shpallur 25-vjeçari Qosja, banues në Elbasan.

Kush është Çausholli?

Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “Vis korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet, por nuk është dënuar asnjëherë lidhur me ngjarjet për të cilat është akuzuar. Ai njihet si një nga personat më të afërm të Ardjan Çapjas.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan ervis causholli perplasje ne elbasan plagoset ervis çausholl elbasan ervis causholli perplasje ne elbasan plagoset ervis çausholl

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Nëntor 2020, 21:10

TIRANW- Në Shqipëri, autoritet e Shëndetësisë njoftuan sot se kanë propozuar që mësimi në shkolla të zhvillohet pjesërisht në distancë. “Pas rekomandimit të Kom...