Aktualitet

Plagoset Vis Korçari në Elbasan! U përplas me armë zjarri me Migert Qosjen pas një sherri dhe mori plumb në shpatull, Çausholli arrestohet tek Trauma, autori ende në kërkim

VIDEO
  • “Shkoi tek Trauma për t’i ikur policisë”/ Blutë e Elbasanit dalin blof
  • Plagoset me armë zjarri Ervis Çausholli. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai është qëlluar teksa qarkullonte me makinën e tij MAZDA. Pasi është mjekuar në spital, ai është larguar në drejtim të paditur, ndërkohë Policia po e kërkon.
    Featured image of article: Plagoset Vis Korçari në Elbasan! U përplas me armë zjarri me Migert Qosjen pas një sherri dhe mori plumb në shpatull, Çausholli arrestohet tek Trauma, autori ende në kërkim Ervis Çausholli dhe pamje nga vendi i ngjarjes
    Përditësuar:

    ELBASAN– Përplasje me armë zjarri në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Emin Matraxhiu”, pranë stadiumit “Air Albania”, ku një person i identifikuar si Migert Qosja ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip MAZDA, i cili ka qënë në lëvizje e sipër.

    Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, i plagosur ka mbetur Ervis Çausholli, i njohur si një nga personazhet më të rrezikshme të qytetit. Policia në njoftimin e saj zyrtar fillestar pretendoi se nuk ka pasur të plagosur nga përplasja me armë zjarri, por burime jo zyrtare për Dosja.al bënë me dije se dije se “Vis korçari” ka mbetur i plagosur në shpatull.

    I riu ka shkuar më këmbët e tij në spitalin rajonal të Elbasanit duke kërkuar ndihmën e parë nga mjekët dhe më pas është larguar në drejtim të Tiranës, ku dhe po kurohet. Çausholli iu nnështruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, ku hoqi plumbin në shpatull dhe tashmë ndodhet aty për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Në një njoftim të dytë, pesë orë pas ngjarjes, Policia e Elbasanit u bind që ishte një përplasje me armë zjarri dhe se kishte të plagosur. Përmes një njoftimit zyrtar, Policia e Elbasanit, bën me dije se ka arrestuar vetë të plagosurin, Ervis Çaushollin, i cili mori plumbin në shpatull dhe ka shpallur në kërkim një tjetër person.

    I shpallur në kërkim është Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kush është Çausholli?

    Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “Vis korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet, por nuk është dënuar asnjëherë lidhur me ngjarjet për të cilat është akuzuar. Ai njihet si një nga personat më të afërm të Ardjan Çapjas.

    (k.m/F.g/dosja.al)

    • 16:37

      Bindet policia! Pesë orë pas ngjarjes në Elbasan: Ishte plagosje, Çausholli që mori plumbin është vënë në pranga, tjetri është shpallur në kërkim (Emrat)

      Pesë orë pas ngjarjes, Policia e Elbasanit është bindur se ngjarja që ngriti në këmbë të gjithë qytetin ishte një plagosje dhe një përplasje me armë zjarri. Përmes një njoftimit zyrtar, Policia e Elbasanit, bën me dije se ka arrestuar vetë të plagosurin, Ervis Çaushollin, i cili mori plumbin në shpatull dhe ka shpallur në kërkim një tjetër person. I shpallur në kërkim është Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan. Sipas njoftimit, Elvisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë ‘Vis Korçari’ është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë. Njoftimi i policisë Elbasan. Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Elbasan. Policia vë në pranga një nga autorët e ngjarjes. Shpallet në këkrim autori tjetër. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 11:50, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh ishin përdorur dhe armë zjarri, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve u bë identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve, shtetasi Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan. Si dhe u bë shpallja në kërkim e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan. Nga veprimet e para hetimore rezulton se Elvisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë shtetasi Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Vijojnë kontrollet intensive nga Policia e Elbasanit, për kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja. Materialet hetimore në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

    • 16:30

      Ç’po ndodh tek Trauma? Efektivët rrethojnë makinën e ‘Vis korçarit’, kontroll cep më cep mjetit që i shmangu vdekjen

      Efektivë të shumtë policie kanë zbarkuan në oborrin e spitalit të Traumës, aty ku po kurohet Ervis Çausholli, personi që mbeti i plagosur në Elbasan. Por këtë herë, në ‘lupën’ e uniformave të shtetit nuk është vetë i plagosuri, por makina e tij. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet se si efektivët kanë rrethuar mjetin dhe po e kontrollojnë atë cep më cep. Mjeti që e solli pranë mjekëve ‘Vis korçarin’ do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

    • 16:05

      Mori plumb në shpatull, ‘Vis korçari’ ndodhet jashtë rrezikut për jetën tek Trauma, del nga salla e operacionit

      Ervis Çausholli, i njohur ndryshe me noftën ‘korçari’ është jashtë rrezikut për jetën. Dosja.al ka mësuar se Çausholli ka marrë një plumb në shpatull dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës. Ai sapo ka dalë nga salla kirurgjikale dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.  ‘Vis korçari’ mbërriti me këmbët e tij në spital, me një automjet. Ai mbeti i plagosur mesditën e sotme pas një përplasjeje me armë zjarri që ndodhi në afërsi të stadiumit në Elbasan.

    • 13:45

      Sherri që përfundoi me plumba, Policia mohon përplasjen, jep versionin e saj: S’ka të plagosur

       

      Pamje nga vendngjarja

      Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Elbasanit mesditën e sotme. Në njoftimin zyrtar, blutë e qytetit bëjnë me dije se nuk ka asnjë person të plagosur, edhe pse burime jozyrtare bëjnë me dije se është qëlluar Ervis Çausholli.

      “Rreth orës 11:50 , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet se gjatë një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjetit. Autori i dyshuar ka braktisur mjetin dhe është larguar. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person të plagosur,”- njofton Policia.

    • 13:28

      U plagos sot! Kush është Ervis Çausholli, miku i ngushtë i Ardian Çapjas, e shkuara problematike me Policinë. Kamerat e filmuan pak muaj më parë duke rrahur keq dikë, si e kërkonte rrëmbimin e Aurel Gunit (BËMAT NË ELBASAN)

      Një përleshje me armë zjarri ka tronditur Elbasanin mesditën e sotme, ka sjellë plagosjen e “korçarit”, një prej “të fortëve” të qytetit, Ervis Çausholli. Sipas raportimeve të para, Dosja.al mësoi se Çausholli është plagosur në dorë dhe ka shkuar vetë që të mjekohet në spital.

      Por kush është Çausholli? Pse u kërkua eliminimi i tij dhe nga kush?

      Jo më larg se në shkurt të këtij viti, Çausholli u përfshi në një përleshje fizike me drejtuesin e një automjeti tip “Golf 5”, që drejtohej nga shtetasi me inicialet D.A. Nga pamjet e siguruara muaj më parë, Çausholli godiste pa mëshirë më grushte.

      Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

      Ndërkohë që në vitin 2018, Bexhet Musmuça akuzohet se kishte rrëmbyer biznesmenin Aurel Guni  për llogari të Ardjan Çapjes (edhe ndaj tij u tentua eliminimi pak muaj më parë) dhe të Ervis Çaushllarit.

      “Pastaj Bexheti më tha që duhet të më çonte tek Ard Çapja dhe Ervis Çaushllari. “Të kërkojnë ata të dy, dhe mua më kanë thënë. Ose na sill Aurelin, ose do të të vrasim çunin. Nuk e di çfarë ke me ta, por unë nuk do rrezikoj çunin tim për ty, prandaj eja me mua dhe mbylle se ndryshe do të vras ty. S’je ti më i rëndësishëm se çuni im,”- kështu më tha. I njoh të dy personat, nuk kam asnjë konflikt me ata. Nuk e di për çfarë më kërkonin. Nuk mendoja që Bexheti do të më çonte aty”,”-rrëfente këshilltari i PDIU-së.

      Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për Policinë e Shtetit pasi dyshohet se është i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet, por deri më tani për të nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të prangosur.

    • 13:05

      FOTOJA: Ky është Ervis Çausholli, “korçari” që ndjell frikë në Elbasan, sot u plagos në dorë por është zhdukur pa gjurmë

      Personi që shihni në foton e mëposhtme është Ervis Çausholli, personi që u ka shpëtuar plumbave që u qëlluan në drejtim të tij.

      Ervis Çausholli

      Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet, por nuk është dënuar asnjëherë lidhur me ngjarjet për të cilat është akuzuar.

    • 13:00

      Iku shpejt si era! Plagosja në dorë e Ervis Causholli, Policia aksion në zonë, shoqëron 10 persona

      Pamje nga vendi i ngjarjes

      Detaje të reja janë mësuar lidhur me përplasja me armë zjarri në Elbasan, mesditën e sotme. Burime për Dosja,al bëjnë me dije se deri më tani Policia e Shtetit ka shoqëuar 10 persona.

    • 12:49

      U plagos në dorë! Zbardhet emri i të plagosurit në Elbasan, i riu mori ndihmën e parë mjekësore dhe u "zhduk" nga spitali

      Pamje nga vendi i ngjarjes

      Ervis Caushllari mësohet se është i riu që ka ngelur i plagosur në atentatin e dështuar në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Caushllari ka ngelur i plagosur në dorë, por për fat të mirë pa rrezik për jetën.

      Ai ka shkuar me urgjencë në spital, ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është larguar me shpejtësi… Ndërkohë që përsa i përket autorëve, ende nuk ka asnjë informacion për identitetin e tyre.

      Sherri fillimisht ka nisur mes 4 personave, të cilët kanë qenë në ndarë në disa makina, ndërsa Caushllari ka qenë duke drejtuar makinën tip Mazda. Pas sherrit verbal, është përdorur arma e zjarrit, tip pistoletë, që ka sjellë edhe plagosjen e tij në dorë.

    • 12:34

      Fillimisht u rrahën dhe më pas nxorrën armët! Dalin DETAJE nga plagosja me armë zjarri në Elbasan

      Pamje nga vendi i ngjarjes

      Ka qenë një sherr banal që ka përfunduar më pas në përdorimin e armëve të zjarrit. Të paktën ky është versioni fillestar që Dosja.al ka mundur të mësojë në lidhje me plagosjen që ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Elbasanit, në afërsi të stadiumit, në rrugën “Emin Matraxhiu”. Burime nga vendngjarja, i thanë Dosja.al se në fillim ka pasur një sherr dhe më pas janë përdorur edhe armët, ku një person deri më tani raportohet se është i plagosur dhe ndodhet në spital. Sakaqë, vendngjarje ka shkuar Policia, ndërsa pika kontrolli janë ngritur në gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

    • 12:22

      FOTOT/ Një i plagosur dërgohet me urgjencë në spital, kjo është MAKINA që u qëllua me armë zjarri në Elbasan

      Dosja.al sjell pamjet e para nga Elbasani, aty ku ka ndodhur një plagosje me armë zjarri mesditën e sotme. Siç shihet edhe në foto, makina që ka qenë në shënjestër është një automjet tip MAZDA, ndërkohë që një person është dërguar në spital, pasi është plagosur nga të shtënat. Ende nuk ka asnjë informacion mbi identitetin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

      Makina e qelluar

    Shto Koment