Aktualitet

Ndërron jetë nga COVID, mjeku i Spitalit të Dibrës, kolegët: Të trishtuar nga kjo humbje e madhe. Një jetë në shërbim

24 Nëntor 2020, 21:40 Nga DOSJA
Ndërron jetë nga COVID, mjeku i Spitalit të Dibrës,

DIBËR– Mjeku i Dibrës, Ibrahim Kaziu ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.Lajmi është bërë i ditur nga Spitali Rajonal i Dibrës, ku njofton se pavarësiht përpjekjeve të stafit mjekëror, Kaziu nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen vdekjeprurërëse.

Kolegët teksa i kanë shprehur ngushëllime familjes kanë thënë se janë të trishtuar nga kjo humbje e madhe. Po ashtu ata shkruajnë se Ibrahim Kaziu ishte mjek me profesionalizëm e përkushtim që i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibrës për vite me rradhë.

POSTIMI I PLOTË: 

U prehsh në paqe dr. Ibrahimi Nje jete ne sherbim te popullit. Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues teknik ne Spitalin Dibër. Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. Te trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot. Ngushëllime familjes për humbjen e rëndë!

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ibrahim kaziu ibrahim kaziu

Sondazh

Poll