Aktualitet

“Filluan të zmadhonin gjoksin”/ Mjekja e kirurgjisë plastike tregon fiksimet e shqiptarëve pas hapjes nga izolimi i parë

24 Nëntor 2020, 21:40 Nga DOSJA
“Filluan të zmadhonin gjoksin”/ Mjekja e kirurgjisë

TIRANË– Rezarta Kapaj, mjeke e kirurgjisë plastike u shpreh se shqiptarët u dyndën në klinika në një mënyrë që askush nuk e priste, pasi dolën nga izolimi i parë i pandemisë së Covid-19.

E ftuar në “Opinion”, Kapaj tha se kjo nuk pritej, madje klinikat që bënin ndërhyrje të tilla ishin përgatitur për një stepje të klientëve, por nuk ndodhi kjo gjë.

Ajo shtoi se kërkesat më të mëdha ishin për zmadhimin e gjoksit, pa lënë pas edhe ndërhyrje në fytyrë, si mollëza e buzë.

“Në fakt ne menduam se njerëzit do të stepeshin për shkak të Covid-19, por nuk ndodhi ashtu. Kishim shumë kërkesa dhe pati një fluks për zmadhimin e gjoksit. Nuk përjashtohen prekjet në fytyrë, si mollëzat, buzët, etj, por kërkesa masive ka pasur për gjoksin. Është vënë re që edhe në botë ka pasur shtim kërkesash për zmadhim gjoksi,”- tha Kapaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rezarta kapaj rezarta kapaj

Sondazh

Poll