Politike

“Merruni me Arbana Osmanin dhe PS-në”/ Gjoba në ditëlindjen e Kallakut, Kryemadhi: Na matën temperaturën të gjtihëve,

24 Nëntor 2020, 21:24 Nga DOSJA
“Merruni me Arbana Osmanin dhe PS-në”/ Gjoba në

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste Monika Kryemadhi ka komentuar gjobën e vendosur ndaj pronarit të lokalit ku u festua ditëlindja e aktorit Bes Kallaku. E ftuar në “Open”, Kryemadhi tha se në atë festë ka qëndruar vetëm një orë dhe se në çdo tavolinë nuk kishte më shumë se dhjetë persona.

Kryemadhi tha se Kallaku u ka matur temperaturën të gjithë të ftuarve dhe se asnjëri nuk ka pasur temperaturë. Në fund, kryetarja e LSI-së shtoi se me festë e me dashuri mes njerëzve mundet çdo sëmundje dhe askush nuk e mund dot i vetëm. Ajo tha se më mirë është që të shihen fetat e qeveritarëve apo të moderatoreve si Arbana Osmani.

“Po mos u merrni me domatet e Bes Kallakut njëherë dhe të Ijes. Në atë festë unë kanë qenë vetëm një orë, s’ka qëndruar më shumë. Çdo tavolinë nuk ka pasur më shumë se dhjetë persona dhe kishte distancë mjaftueshëm. Kallaku na mati të gjithëve temperaturën dhe askush nuk kishte temperaturë. Merruni me festat e atyre qeveritarëve apo të moderatorëve këtu, si Arbana Osmani përshembull. Pse nuk merreni me këta?”- tha Kryemadhi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditelindja e bes kallakut monika kryemadhi ditelindja e bes kallakut monika kryemadhi

Sondazh

Poll