Politike

Tritan Shehu i drejtohet Ramës: Në vend që të bësh politikë me vdekjen, a mos duhet ti thuash të vërtetën shqiptarëve?

24 Nëntor 2020, 19:57 Nga DOSJA
Tritan Shehu i drejtohet Ramës: Në vend që të bësh

TIRANË– Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu i është drejtuar me një pyetje kryeministrit Rama në lidhje me numrit real të viktimave nga COVID-19. Në një postim në rrjetet sociale ai ka thënë se që nga dita e enjte dita kur Basha denoncoi me listë numrin real të viktimave nga COVID-19, qeveria ka raportuar një rritje dramatike të numrit të tyre. Ish- ministri i është drejtuar Ramës duke i thënë se në vend që të bëjë politikë, duhet t’u thotë të vërtetën qytetarëve.

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

“Që kur Basha ekspozoi faktin se Rama po fsheh numrin real të viktimave të Koronavirusit në Shqipëri, qeveria ka raportuar një rritje dramatike të numrit të tyre. Rama, në vend që të bëje politikë me çështjet e jetës dhe vdekjes, a mos duhej tu thote të vërtetën qytetareve?!”

Të enjten, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në emisionin “Opinion’” bëri denoncimin se Rama po fsheh viktimat nga Cocid-19. Ai nxori dy lista, ku dhe i kërkoi prokurorisë që të hetoj të dhanat që paraqiti ai.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronaviruis ne shqiperi tritan shehu edi rama koronaviruis ne shqiperi tritan shehu

Sondazh

Poll