Politike

“Mandatin do ta digjia vetëm unë”/ Kryemadhi flet për vendimin që i nxorri nga Parlamenti, çfarë u diskutua në zyrën

24 Nëntor 2020, 20:30 Nga DOSJA
“Mandatin do ta digjia vetëm unë”/ Kryemadhi flet për

TIRANË– Monika Kryemadhi ka deklaruar se fillimisht kishte vendosur që ta digjte mandatin vetëm ajo në shenjë simbolike.

E ftuar në “Open”, Kryemadhi tha se ajo ka shkuar në zyrën e Bashës dhe vendimi fillestar ishte që ta digjte vetëm ajo mandatin, por kryesia i ka dalë kundër.

“Më doli struktura kundër. Fillimisht vendosëm që vetëm unë ta digjia mandatin dhe askush tjetër, por më dolën kundër. Këtë diskutova dhe sapo dolëm nga zyra e Bashës, këtë vendim kishim marrë. Do të ishte thjesht diçka simbolike,”- tha Kryemadhi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll