Politike

Kryemadhi e thotë për herë të parë: E kam kaluar koronavirusin, as nuk e kuptova fare…s’kam puthur asnjë në buzë

24 Nëntor 2020, 21:05 Nga DOSJA
Kryemadhi e thotë për herë të parë: E kam kaluar

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka pranuar për herë të parë se ka kaluar Covid-19. E ftuar në “Open”, Kryemadhi tha se në momentin që është futur për tu bërë operacion për bajamet ka marrë vesh që ka kaluar koronavirusin.

Ajo shtoi më tej se nuk e ka kuptuar fare pasi nuk ka pasur as këputje dhe se temperaturë, por që testi serologjik, ia ka vërtetuar se e ka kaluar. Më tej, Kryemadhi zbuloi se të gjithë si familje i kanë bërë testet, por që askush në familjen e saj, përveç kryetares së LSI-së, nuk e ka kaluar.

“E kam kaluar koronavirusin, as nuk e kuptova fare…S’kisha as temperaturë as këputje, as asgjë. Kur u futa të bëhesha operacion për bajamet, mjekët më thanë që e kisha kaluar. Maskën s’e kam vënë sepse s’kam puthur asnjë në buzë, përveç Ilir Metës. Edhe Metën që e kam puthur, s’e ka kapur dhe këtë gjë e kanë treguar testet. I kemi bërë të gjithë, i bëjmë herë pas here, se duhet t’i bëjmë,”- tha Kryemadhi.

Kjo është hera e parë që Kryemadhi flet për Covid-19, dhe e njeh atë si virus. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mos vendosnin maska, pasi nuk e besonte ekzistencën e këtij virusi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta monika kryemadhi monika kryemadhi me covid-19 ilir meta monika kryemadhi monika kryemadhi me covid-19

Sondazh

Poll