Sport

Sheikët e Manchester City-t nuk ndalen për Lionel Messin, i ofrojnë kontratë 10-vjeçare të ndarë në tre etapa

24 Nëntor 2020, 17:03 Nga DOSJA
Sheikët e Manchester City-t nuk ndalen për Lionel Messin, i

SPANJË– Manchester City nuk ka hequr dorë nga Lionel Messi madje lajmet e publikuara sëfundmi nuk kanë asnjë bazë vërtetësie. Nga janari Messi do të ketë mundësi të nënshkruajë me klubin që dëshiron si lojtar i lirë pasi i përfundon kontrata me Barcelonën.

Emirët që drejtojnë klubin kanë një plan të detajuar për të ardhmen e yllit argjentinas. Një plan i destinuar të bëhet realitet kur nga janari do të jetë e mundur të trajtohen negociatat për kalimin e argjentinasit në ishull. Raportohet se City është gati t’i ofrojë Messit një kontratë 10-vjeçare, të ndarë në tre etapa.

Sipas “As”, projekti parashikon që Leo të luajë disa sezone në Manchester. Pastaj, kur mosha dhe gjendja fizike të fillojnë të ndikojnë në performancën e tij, ai mund të kalojë në një kampionat më pak të kërkuar, në një klub të menaxhuar nga e njëjta pronësi.

Messi mund të zgjedhë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Neë York City Fc), Australisë (Melbourne City) ose Japonisë (Yokohama Marinos). Kur ai më pas do të vendosë të largohet nga futbolli aktiv, ai do të emërohet ambassador i klubit. Me pak fjalë, marrja e Messit në shtëpi shkon përtej aspektit sportiv. Kalimi i tij në Angli shërben gjithashtu për t’i dhënë një shtysë themelore markës së klubit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manchester city messi manchester city messi

Sondazh

Poll