Sport

Për suksesin, Ndreu kërkon kujdes dhe pragmatizëm ndaj Skënderbeut

24 Nëntor 2020, 14:49 Nga DOSJA
Për suksesin, Ndreu kërkon kujdes dhe pragmatizëm ndaj

KRUJE – Pas ndeshjeve të tri javëve të para, skuadra krutane e Kastriotit mban vendin e dytë në renditje me 5 pikë. Nesër, ata do të provojë të ruajë pozicionin e tyre, paçka se do të luajnë në një ndeshje në transfertë ndaj Skënderbeut në Korçë. Para kësaj ndeshjeje, trajneri i krutanëve, Ramazan Ndreu, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka folur për gjendjen e skuadrës së tij, por edhe për pritshëmiritë e takimit të Korçës.

“Skënderbeu është skuadër, që pavarësisht probleme të kohëve të fundit, e tregon veten se kush është. Nga ne merr vlerësim maksimal. Javën e shkuar mund Ballshin në shtëpi dhe tregoi se është një skuadër shumë e mirë.

Nga ana jonë do të marrë vlerësimin e duhur, aq më tepër edhe për faktin, se ne luajmë më mirë jashtë se në fushën tonë. Kam besimin maksimal, se në Korçë lojtarët do të japin maksimumin, do të jenë të kujdesshëm dhe pragmatistë. Nëse në fushën tonë do të ishim pak më tolerant, do të doja të merrnim tri pikët, sesa të luajmë mirë.

Duhet që skuadra të jetë konkrete në finalizim. Lojtarët e skuadre të mirë duhet të kenë luajtur 2-3 vite bashkë, kështu që kërkon shumë nivel dhe ne nuk pretendojmë të jemi një skuadër perfekte.

Jemi një skuadër e ndërtuar rishtazi, me miks lojtarësh nga jashtë dhe djem të rinj. Rezi është një forcë dhe kualitet më shumë dhe shpresoj që në ndeshjen me Korçën të jetë në lojë. Mendoj se do të jetë. Barazimi me Laçin është rezultat i kënaqshëm që kemi arritur deri tani, që për mua vlen sa tre pikë.

Në ndeshjen me Apoloninë kishim volum të madh sidomos në pjesën e dytë dhe raste që duhet t’i kishim shënuar. Kështu unë nuk shoh arsye për të bërë ndryshime në formacion”,- u shpreh ndër të tjera tekniku i skuadrës krutane të Kastriotit, Ramazan Ndreu.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport java e 4-t e superiores kastrioti i krujes ndeshja ndaj apolonise ndeshja ndaj lacit ske4nderbeu i korces skuadra e ballshit skuadra krutane java e 4-t e superiores kastrioti i krujes ndeshja ndaj apolonise ndeshja ndaj lacit ske4nderbeu i korces skuadra e ballshit skuadra krutane

Sondazh

Poll