Politike

Marrëdhënia me opozitën? Kryemadhi: I patjetërsueshëm, LSI e ka shumë të qartë pozicionimin

24 Nëntor 2020, 09:33 Nga DOSJA
Marrëdhënia me opozitën? Kryemadhi: I patjetërsueshëm,

TIRANË– Kryetarja e rikonfirmuar e LSI-së, Monika Kryemadhi tha ditën e sotme para gazetarëve se pozicionimi i LSI-së në marrëdhënie me opozitën është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm.

Ndër të tjera ajo u shpreh se tashmë kanë nevojë që të kenë kontakt të drejtëpërdrejtë me qytetarët dhe të jenë krah tyre.


“Konventa e 5 dhjetorit do jetë konventa zgjedhore që do zgjedhë nënkryetarët, sek e përgjithshëm. Do të jetë shumë e qartë sa i përket anës programore për zgjedhjet e 25 prillit dhe cili do jetë angazhimi i LSI-së. Fronti opozitar është kompakt. Taktikat e përdorura nga rilindja nuk kanë çedim në qëndrimet tona. Opozita është dhe do të jetë krah qytetarëve. Ne kemi nevojë për të pasur kontaktin e drejtpërdrejt tek qytetarët. Sa i përket taktikave elektorale, pozicionimet, janë teknikalitete. Pozicionimi i LSI-së në marrëdhënie me opozitën është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm”, deklaroi Kryemadhi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi me gazetaret 24 nentor 2020 monika kryemadhi me gazetaret 24 nentor 2020

Sondazh

Poll