Politike

‘Në LSI ka shumë socialistë’/ Kryemadhi: Unë nga Partia Socialiste vij, Vasili jo!

24 Nëntor 2020, 09:11 Nga DOSJA
‘Në LSI ka shumë socialistë’/ Kryemadhi: Unë nga

TIRANË– Monika Kryemadhi u pyet ditën e sotme nga gazetarët se nëse në partinë e LSI-së ka një numër të caktuar se sa anëtarë deputet të PS iu janë bashkuar.

Kryemadhi pohoi se brenda partisë ka shumë socialistë duke përfshirë dhe veten e saj dhe të Luan Ramës. Ndërsa për Petrit Vasilin tha se ai nuk vjen nga Partia Socialiste.


‘Me thënë të drejtën nuk kam qenë e fokusuar në këtë gjë që po thoni, por ndoshta edhe duhet ta shikojmë. Mos harroni se edhe unë nga Partia Socialiste vij. Petrit Vasili nuk vjen nga Partia Socialiste, Luan Rama nga Partia Socialiste vjen. Kështu që nuk mendoj se është një garë midis kësaj sesa anëtarë nga Partia Socialiste apo se sa janë nga partitë e tjera. Mendoj që sot gjënë më të rëndësishme që ne kemi është sesi të angazhojmë të gjithë qytetarët që ndihen pa shpresë, të bëhen pjesë e këtij programi, e këtij plani për të ndryshuar këtë realitet të hidhur. Ajo që mendoj unë që është shumë e rëndësishme, gara jonë nuk është me Partinë Socialiste, gara jonë është me Rilindjen, gara jonë është me varfërinë, gara jonë është me këtë keqmenaxhim të pandemisë. Gara dhe sfida jonë për t’u përballur është me gjithë këtë politikë shpopullimi që bëhet ndaj të rinjve dhe të rejave shqiptarë.  Mendoj që sot më shumë se kurrë beteja jonë nuk është rilindas socialist, mendoj se sot më shumë se kurrë beteja jonë është kundër shpopullimit dhe të bashkohemi të gjithë për të krijuar një situatë komplet të re, për të krijuar më shumë hapësira për të rinjtë dhe të rejat, të kenë arsim cilësor, në mënyrë të tillë që të garantojnë punësimin e tyre me një pagë të mirëpaguar. Ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve, të kthejmë të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, sepse nuk kanë pse të ndihen si në Europë djemtë dhe vajzat tanë, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës dhe kjo është sfida e të gjithë opozitës. Ashtu sikurse secila nga partitë politike fokusohet në programin e saj politik dhe elektoral, të gjitha jemi të fokusuar në një pikë: Ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Dhe vërtetë mund të quhet si një slogan i LSI-së, por në fund të fundit të gjithë kemi nga një shtëpi ku të fusim kokën dhe që jemi pjesë e këtij procesi jetësor dhe njerëzor. Por që ta dish që ka shumë socialistë.’

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi me gazetaret 24 nentor 2020 monika kryemadhi me gazetaret 24 nentor 2020

Sondazh

Poll