Politike

Pas rikonfirmimit në detyrë të LSI-së, Kyemadhi: Meta nuk më uroi, në Skrapar me shënuan emrin e tij. Brenda partisë ka

24 Nëntor 2020, 08:51 Nga DOSJA
Pas rikonfirmimit në detyrë të LSI-së, Kyemadhi: Meta nuk

TIRANË– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi së bashku me kryetaren e KQZ, Silva Caka dhe Sekretaren Organizative, Eriona Bixha zhvilluan ditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët pas përfundimit të zgjedhjeve brenda partisë.

Pasi u rizgjodh sërish në krye të LSI-së Kryemadhi falenderoi të gjithë votuesit duke u shprehur se shpreson që transparenca, përfshirja dhe ndershmëria e zgjedhjeve të 21 nëntorit të jetë edhe në zgjedhjet e 25 prillit. Ishin gazetarët ata të cilët e pyetën politikanen nëse është uruar nga bashkëshorti i saj, presidenti Ilir Meta për fitoren në zgjedhje. Kryemadhi deklaroi duke qeshur se nuk ishte uruar nga Meta por ishte përgëzuar se kishte mbajtur maskën gjatë proçesit të votimit. Ajo zbuloi se në Skrapar i kishin vendosur në kllapa emrin (ILIR META).

Kryemadhi tha se pozicionimi i LSI-së në marrëdhënie me opozitën është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm. Gjithashtu ajo bëri një denoncim për prefekten e Beratit që po fotografonte hyrje-daljen nga zyrat e partisë së LSI-së.

Kryemadhi pohoi se brenda partisë ka shumë socialistë duke përfshirë dhe veten e saj dhe të Luan Ramës.

(a.b/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi me gazetaret 24 nentor 2020 monika kryemadhi monika kryemadhi me gazetaret 24 nentor 2020

Sondazh

Poll