Sport

Adriano Gallianit i djeg akoma barazimi me Juventusin, ish-administratori i Milanit rikthehet 8 vjet më pas: Me golin e Muntari

23 Nëntor 2020, 14:50 Nga DOSJA
Adriano Gallianit i djeg akoma barazimi me Juventusin, ish-administratori i

MILANO-“Goli shënuar nga Muntari ishte i rregullt në ndeshjen Milan-Juve luajtur në shkurt 2012”. Një moment se sdo fshihet lehtë nga ish-administratori i Milanit, Adriano Galliani por edhe nga memoria e tifozëve milanist. Kur kanë kaluar pothuajse 8 vjet nga ai episod, Galliani është rikthyer të flasë edhe një herë për atë moment që ndjen keqardhje, pasi në rast se do të fitonin kampionatin e rradhës nuk do të shitej klubi në pronësinë e Silvio Berlusconit.

“Ne do të kishim fituar kampionatin e dytë radhazi me Allegrin dhe kjo do të kishte ndryshuar historinë”. Implikimet e këtij episodi, thotë CEO i Monza-s, filluan me shitjet e lojtarëve: “Ne nuk do të kishim shitur Ibrahimovic dhe Thiago Silva, dy kampionë që, nëntë vjet më vonë, ende luajnë në nivelet më të larta. Ai do të ishte starti i një epoke të re, i Milanit të 4-t të madh, mbi të gjitha nëse do të më kishin lënë të mbyllja edhe marrëveshjen me Carlos Tevez. Me Berlusconin nuk do ta kishim shitur klubin dhe sot do ishim sërish aty duke luftuar për objektiva të rëndësishëm.”

Ndër të tjera Galliani ndalet edhe tek Pirlo.

“Çështë e vërteta Andrean e shitëm më shpejt, nga çduhej dhe për këtë kam një keqardhje. Si trajner mendoj që donte mirë, sepse ka gjithçka që i duhet një trajneri, jam i bindur që sdo të dështojë”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport galliani juventus milan galliani juventus milan

Sondazh

Poll