Sport

Jo Real Madrid, jo PSG, agjenti i Cristiano Ronaldos bën me krahë tifozët e Juventusit, ja për çfarë bëhet fjalë

23 Nëntor 2020, 10:08 Nga DOSJA
Jo Real Madrid, jo PSG, agjenti i Cristiano Ronaldos bën me krahë

TORINO-Asnjë rikthim te Real Madrid dhe as një transferim te PSG. Cristiano Ronaldo do të vazhdojë te Juventusi edhe mbas vitit 2022 vit kur i skadon kontrata me bardhezinjtë. Kampioni portugez është i qetë gjithashtu edhe agjenti i tij, Jorge Mendes, ai është i vëmendshëm ndaj dinamikës që sillet rreth klientit të tij, por tani për tani ai me siguri nuk ka ndërmend të heqë dorë nga klubi italian.

Me Pirlon në pankinë Juventusi ka nisur një proces rinovimi, pasi janë bërë pjesë e ekipit shumë emra të rinj, që garantojnë cilësi për shumë vite në vazhdim, por njëkohësisht edhe frymëmarrje për arkat e klubit, pasi fitojnë më pak se emra të tjerë që kanë lënë Torinon së fundi.

Megjithatë, ndonëse Ronaldo do të mbushë 36 vjeç në shkurt, duke parë formën e mirë të portugezit dhe atë që Ibra po bën me Milanin ndonëse me 39 vite mbi supe, drejtuesit e Juves nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga CR7.Përkundrazi, tani i mbetet detyrë Andrea Pirlos që të ndërtojë një formacion ku portugezi të marrë pjesë shumë më pak në fazën mbrojtëse të lojës, në mënyrë që të jetë më efektiv dhe i fortë në aksionet sulmuese.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo jorge mendes juventus cristiano ronaldo jorge mendes juventus

Sondazh

Poll