OFL dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 5 shtetasve në Tiranë, të dënuar për vrasje, rrëmbim dhe vjedhje
23 Nëntor 2020, 12:53Nga DOSJA
TIRANË– OFL i dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 5 shtetasve ne Tirane: Bledar Hasani, Selam Qëndro, Memo Lila, Sadik Hazizi, Gentian Çani.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i OFL:
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve Bledar Hasani, Selam Qëndro, Memo Lila, Sadik Hazizi, Gentian Çani B. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Vjedhja”; S. Q., banues në Tepelenë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”; M. L., banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;S. H., banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; G. Ç., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”; Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TURQI– Një lajmi i trishtë nga familja Sytari. Ditën e sotme ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19, babai i Myftiut të Shkodrës Muhamed Sytari.Bardhyl Sytari, s...
KAKAVIJË– Pika Kufitare e Kakavijës do të mbyllet ditën e nesërme pasi pala greke do të futet në grevë.Njoftimi i është bërë i ditur nga Policia Kufitare n...
ITALI- Gjendja e Arqipeshkvit të Tiranës dhe Durrësit imzot George Frendo, i cili po kurohet në spitalin klerikal Miulli di Acquaviva delle Fonti në Bari është ...
TIRANË– Autostradat janë përgjakur mëngjesin e sotëm. Në autostradën Lezhë-Milot dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë, njëri prej ...
KRUJË– Një 40 vjeçare ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar këtë të hënë si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në aksin rrugor Thuma...
MILOT– Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak më parë në autostradën Fushë Krujë-Milot.Deri tani bëhe...
TIRANË– Mbani maskën dhe lani duar! Ky ka qënë mesazhi që kanë shpërndarë ekspertët e shëndetësisë për të mbajtur të ulët numrin e infektmeve të koro...
TIRANË– Situata nga Covid në Shqipëri paraqitet dita e ditës e rëndë. Ditën e djeshme u raportuan për 14 viktima dhe 565 raste të reja me Covid ndërkohë që...