Aktualitet

U infektua me COVID, menjëherë u nis për në Itali/ Përmirësohet gjendja e Imzot George Frendos, më mirë edhe prifti Buon

23 Nëntor 2020, 12:11 Nga DOSJA
U infektua me COVID, menjëherë u nis për në Itali/

ITALI- Gjendja e Arqipeshkvit të Tiranës dhe Durrësit imzot George Frendo, i cili po kurohet në spitalin klerikal Miulli di Acquaviva delle Fonti në Bari është përmirësur.

Sipas “Ora”, zyra e shtypit e spitalit klerikal Miulli di Acquaviva delle Fonti në Bari të Italisë ka njoftuar se gjendja e tij është më e qëndrusheme.

“Gjendja shëndetësore e Arqipeshkvit George Frendo është e qëndrueshme, pa temperaturë. Parametrat klinikë janë të qëndrueshëm. Ushqehet e per momentin ndjek terapinë me 2 litra oksigjen(tuba oksigjeni në hundë). Kryen meshën e ditës,”-ka thënë zyra e spitalit. 

Gjithashtu bashkë me Arqipeshkvin Frendo nga Tirana ka shkuar për kurim në Bari dhe prifti italian Buonaventura Mossuto, i cili kryen shërbimin e tij klerikal në Shqipëri. Sakaq për gjendjen e tij shëndetëore zyra e shtypit të spitalit Miulli di Acquaviva delle Fonti të Barit ka thënë se gjendja shëndetësore e tij është e qëndrueshme. Sipas tyre, ai nuk ka temperaturë dhe po ndjek terapinë me maskë oksigjen 4 litra. Gjithashtu,  ushqehet dhe lëviz normalisht.

Imzot George Frendo  më datën 13 nëntor u infektua me Covid-19 dhe u dërgua për kurim në spitalin “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari) të Italisë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet buonaventura mossuto imzot george frendo buonaventura mossuto imzot george frendo

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Nëntor 2020, 10:45

SHKODËR-Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, ka njoftuar për gjendjen e Myftiu Muhamed Sytari, i cili po kurohet në Turqi bashkë me të atin e tij, pasi janë...