Sport

VIDEO/ Inter vuan, por merr një fitore me zemër, Torino dorëzohet vetëm në pjesën e dytë

22 Nëntor 2020, 16:14 Nga DOSJA
VIDEO/ Inter vuan, por merr një fitore me zemër, Torino dorëzohet

MILANO-Në javën e tetë të Serie A, Inter mund Torinon 4-2 me një përmbysje të çmendur. Sfida e “San Siros” prodhoi gjithçka. Skuadra e Conte zhvilloi një pjesë të parë të dobët, madje u ndëshkua me gol në fundin e saj, me topin që u dërgua në rrjetë nga Zaza.

Sikur të mos mjaftonte disavantazhi i pjesës së parë, zikaltrit pësuan të dytin në minutën e 62-të me 11-metësh, që u akordua nga kryesori për ndërhyrje të gabuar të Ashley Young vetëm pas sinjalizimit të sistetim VAR.

Pikërisht pas këtij momenti zgjohet Interi, shkurton në 1-2 diferencën me Alexis Sanchez dhe në të 67-ën barazon me penallti me Romelu Lukakun, edhe në këtë rast pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Në të 84-tën minutë kundërsulmon Interi nga e majta e sulmit për Lukakun, që bën më të mirën duke pasuar në qendër për Lautaron, që e pati të lehtë të shënonte golin e 4-2 dhe të pestin personal në këtë kampionat.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter serie a torino inter serie a torino

Sondazh

Poll

Sport 21 Nëntor 2020, 20:26

VIDEO / Berisha i shënon dy herë Zenitit

RUSI – Bernard Berisha ka zhvilluar një super ndeshje sot me Akhmat Groznyn e tij, duke shënuar një 2-golësh ndaj skuadrës së Zenit në Premier Ligën ruse, duke ...