Sport

VIDEO/ “Mos e prek shqiptarin tim”, Granit Xhaka shtyn shokun dhe eviton përplasjen e Alioskit pas përfundimit të ndeshje

23 Nëntor 2020, 09:26 Nga DOSJA
VIDEO/ “Mos e prek shqiptarin tim”, Granit Xhaka shtyn shokun dhe

ANGLI-Leeds United-Arsenal ishte një ndeshje e luftuar dhe plot rivalitet, por gola nuk pati. Takimi i javës së 9-të u mbyll në barazim 0:0. Minuta e 52-të solli edhe largimin e sulmuesit të “topçinjëve”, Nikolas Pepe me karton të kuq.Sulmuesi i Arsenal goditi me kokë futbollistin shqiptar, Ezgjan Alioski, ndërsa pasi gjithë situatën e pa në VAR, arbitri kryesor ndëshkoi me të kuq futbollistin e Arsenalit.

Kieran Tierney në kampin mik nuk e priti mirë veprimin e Alioskit dhe shkoi t’i kërkonte llogari në fund të takimit.23-vjeçari ishte i acaruar dhe u nis plot inat drejt Alioskit.Për fat të mirë afër Alioskit gjendej një tjetër shqiptar, Granit Xhaka. Ky i fundit e shtyu shokun e tij të skuadrës, duke evituar përplasjen.

Tierney nuk po e mbante vendi, por u largua pas vendosshmërisë së Xhakës. Interesant ishte fakti se pas përfundimit të pjesës së pare kur dy futbollistët po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes kanë biseduar me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alioski arsenal xhaka alioski arsenal xhaka

Sondazh

Poll