Aktualitet

Rriten infektimet me Covid në Shqipëri! Shkodra dhe Lezha me më shumë viktima, në Elbasan preken nga virusi 35 persona, në

23 Nëntor 2020, 11:00 Nga DOSJA
Rriten infektimet me Covid në Shqipëri! Shkodra dhe Lezha me më

TIRANË– Situata nga Covid në Shqipëri paraqitet dita e ditës e rëndë. Ditën e djeshme u raportuan për 14 viktima dhe 565 raste të reja me Covid ndërkohë që shifrat po rriten mëngjesin e sotëm.

Në qytetin e Elbasanit janë raportuar 35 raste te reja me Covid-19. Mësohet se mes të infektuarve rezultojnë edhe ish-futbollistë të njohur dhe pushtetarë vendorë.  Në Vlorë është mbyllur një çerdhe fëmijësh. Mbyllja u bë pasi një punonjëse e çerdhes Nr.2 rezultoi COVID ndërsa 3 të tjera janë me simptoma.

Ndërkohë Shkodra dhe Lezha rezultojnë qarqet që kanë pasur rritjen më të lartë të jetëve të humbura në raport me popullsinë përkatëse në tremujorin e tretë të këtij viti, në krahasim me korrik-shtator 2019. Pas tyre renditen Korça, Durrësi dhe Tirana.

Në Gjirokastër janë 71 raste me COVID  prandaj është vendosur që të mbyllen disa zyra në bashki.

Drejtoria e Kufirit në Shkodër ka bërë një njoftim për qytetarët që pritet të udhëtojnë drejt Malit të Zi. Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë mund të kalojnë nëse testohen negativë.

32.761 të infektuar aktivë dhe 15.842 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive, 6 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit të shëruar rezultojnë 373 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 15.842 që nga fillimi i epidemisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirus në shqipëri viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirus në shqipëri viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Nëntor 2020, 10:45

SHKODËR-Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, ka njoftuar për gjendjen e Myftiu Muhamed Sytari, i cili po kurohet në Turqi bashkë me të atin e tij, pasi janë...