Aktualitet

Përgjaken autostradat! Pakujdesia shkakton këtë të hënë 2 viktima dhe 6 të plagosur

23 Nëntor 2020, 09:53 Nga DOSJA
Përgjaken autostradat! Pakujdesia shkakton këtë të

TIRANË– Autostradat janë përgjakur mëngjesin e sotëm. Në autostradën Lezhë-Milot dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë, njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Pak minuta më pas në autostradën Fushë Krujë-Milot një makinë është përplasur me një kamion ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Një tjetër aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Thumanë –Krujë.

Sipas policisë një mjet tip “Trajler” është përplasur me një mjet tip “Opel” , ku si pasojë ka humbur jetën një 40 vjeçare identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur dhe janë lënduar dy persona të tjerë.

Bilanci deri më tani: 2 humbje jete, gjashtë të plagosur.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne autostraden lezhe milot aksidentet aksident ne autostraden lezhe milot aksidentet

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Nëntor 2020, 10:45

SHKODËR-Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, ka njoftuar për gjendjen e Myftiu Muhamed Sytari, i cili po kurohet në Turqi bashkë me të atin e tij, pasi janë...