Sport

Superiorja “nxiton”, të mërkurën do të luhet java e 4-t e kampionatit…

22 Nëntor 2020, 14:44 Nga DOSJA
Superiorja “nxiton”, të mërkurën do të luhet

TIRANE – Kampionati i 82-të i Kategorisë Superiore nxiton për të mos humbur më kohë. Të mërkurën, më 25 nëntor, skuadrat do të zbresin sërish në fushë për zhvilluar takimet e javës së 4-t.

Vllaznia kryesuese udhëton drejt Durrësit, për t’u përballuar në “Niko Dovana” me Teutën e Edi Martinit, të cilët ende nuk e kanë provuar shijen e fitores në shtëpi. Duket e lehtë në letër ndeshja për Partizanin, i cili do masë forcat me Apoloninë në “Loni Papuçiu”.

Bardheblutë e Tiranës do të masin forcat me Bylisin, me shumë mundësi në “Selman Stërmasi”, me shpresën se do ta harrojnë shpejt disfatën 3-2 ndaj shkodranëve. Ndërkohë, në Korçë, Skënderbeu do të presë Kastriotin në një duel, ku favoritë duken vendësit si zotër shtëpie.

Betejë interesante duket edhe ajo mes Kukësit dhe Laçit, që me gjasa do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Të dyja ekipet synojnë të bëjnë sezon pozitiv dhe kanë ambicie serioze për vijimësinë e tij, duke pretenduar katet e lartë të renditjes.

Edhe pse është vetëm fillimi, kampionati i Kategorisë Superiore duhet pranuar se ka hyrë në një fazë të nxehtë.

Ja dhe kalendari i ndeshjeve të javës së 4-t, ndeshje të cilat do të luhen të mërkurën, më 25 nëntor:

Tirana-Bylisi (13:45)

Skënderbeu-Kastrioti (13:45)

Apolonia-Partizani (13:45)

Kukësi-Laçi (16:45)

Teuta-Vllaznia (16:45)

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport elbasan arena java e 4-t kampionati i 82-te i superiores loni papuciu niko dovana partizani tirana vllaznia elbasan arena java e 4-t kampionati i 82-te i superiores loni papuciu niko dovana partizani tirana vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 21 Nëntor 2020, 20:26

VIDEO / Berisha i shënon dy herë Zenitit

RUSI – Bernard Berisha ka zhvilluar një super ndeshje sot me Akhmat Groznyn e tij, duke shënuar një 2-golësh ndaj skuadrës së Zenit në Premier Ligën ruse, duke ...