Aktualitet

Tentohet të grabitet karburanti në Vlorë, hajduti ‘lufton’ me punonjësin për paratë, e lëndon me send të for

22 Nëntor 2020, 20:19 Nga DOSJA
Tentohet të grabitet karburanti në Vlorë, hajduti

VLORË– Mbrëmjen e sotme është tentuar të grabitet një pikë karburanti në qytetin e Vlorës.  Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Harold Cakërri” aty ku një person ende i paidentifikuar tentoi të marrë lekët e xhiros ditore të karburantit.

Shitësi i karburantit është përballur fizikisht me personin që ka shkuar për të grabitur. Mësohet se shitësi ka marrë plagë në këmbë ndërkohë që mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 20:30 e se ishte vetëm një person që ka tentuar të vjedhë në karburant. Autori nuk ka mundur të marrë xhiron ditore mirëpo ka arritur që të godasë me një send të fortë punonjësin që ishte në turn. Policia është vënë në ndjekje të tij.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet karburanti ne vlore grabitet karburanti ne vlore

Sondazh

Poll