Aktualitet

Manastirliu publikon pamjet nga grumbullimi te Liqeni: Nuk po merret seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave të

22 Nëntor 2020, 15:52 Nga DOSJA
Manastirliu publikon pamjet nga grumbullimi te Liqeni: Nuk po merret seriozisht

TIRANE– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu është drejtuar qytetarëve me një mesazh në Facebook në lidhje me fotot që qarkulluan nga Liqeni i Tiranës ku shihen njerëzit të grumbulluar dhe pa maska.

Manastirliu thekson se ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm, por se duhet të kuptojmë se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme. Më tej ajo thotë se pamje të tilla tregojnë se nuk po merret seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave të vendosura.

Ajo thotë se është një pyetje e arsyeshme, që gjithësecili prej nesh duhet t’ia bëjë vetes në këtë kohë.

‘Të dashur qytetarë, Kjo pamje do të ishte e zakonshme në një kohë tjetër. Në një kohë normale. Pa pandemi. Pamje si kjo tregojnë që nuk po e marrim seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave të vendosura. Virusin e parandalon kujdesi në sjelljen e gjithësecilit, e parandalon përgjegjshmëria qytetare në këtë kohë pandemie që vjen një herë në 100 vjet. Ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm.
Por duhet të kuptojmë se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme. Nuk janë të tilla për asnjë shtet të botës.  Askush nuk e do kufizimin e mënyrës së të jetuarit. Por një pyetje e arsyeshme, që gjithësecili prej nesh duhet t’ia bëjë vetes në këtë kohë sfiduese për mbarë globin është:  Çfarë po bëj për ta shmangur rrezikun? Çfarë po bëj për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur, nga ky virus i rrezikshëm?
Në luftë përballë #Covid19, ne kemi ato armë dhe mjete që po përdor sot e gjithë bota, por që jo të gjithë po i përdorim.’- shkruan Ministrja.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu pamje nga liqeni i tiranes ogerta manastirliu pamje nga liqeni i tiranes

Sondazh

Poll