Aktualitet

Vlonjati gjen tritol tek ML-ja dhe njofton policinë, forcat xheniere shkojnë pas mesnate dhe realizojnë shpërthim të komand

22 Nëntor 2020, 09:24 Nga DOSJA
Vlonjati gjen tritol tek ML-ja dhe njofton policinë, forcat xheniere

VLORË- S.Binaj është kthyer pas mesnate për në banesën e tij, kur teksa po parkonte mjetin e tij, tip Benz ML, ka pikasur në pjesën e poshtme të makinës një pako të dyshimtë.

Ashtu siç edhe vetë dyshoi, lënda shpërthyese ka qenë tritol, në një sasi prej 600 gramësh.

Në orën 3:30 të mëngjesit, forcat xheniere nga kryeqyteti kanë bërë shpërthim të komanduar të tritolit, ndërkohë që ende nuk ka një version nga Binaj, se kush e donte të vdekur.

NJOFTIMI I PLOTE: 

Mesnatën e djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë është marrë informacion se  poshtë një automjeti të markës “Benz” në pronësi të shtetasit S. B. që ishte i parkuar ndodhej një pako e vogël e dyshuar me lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat vendosën  perimetrin e sigurisë dhe forcat antieksploziv të Reneas, të cilat  pas veprimeve të para bënë çaktivizimin e pakos e cila kishte brenda saj lëndë plasëse.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet s.binaj shperthim tritoli ne vlore s.binaj shperthim tritoli ne vlore

Sondazh

Poll